20141230hp |
Ou Chen-i, i njohur edhe si Leo Chen, bashkëthemeluesi dhe zyrtari kryeekzekutiv i kompanisë së tregtimit të produkteve kozmetike në internet "Jumei", është një njeri që ka spikatur që në vogëli. Ai nisi studimet që në moshën 16-vjeçare me bursë në Universitetin Teknologjik "Nanyang" në Singapor. "Gjatë viteve të mia të fundit në shkollë, shokët e mi po kërkonin me ngulm të gjenin punë, ndërsa unë nuk dija çfarë të bëja. Në atë kohë nuk dëshiroja të vazhdoja studimet për të marrë një gradë 'master' dhe pastaj një doktoraturë; një lloj modeli i tillë i paracaktuar nuk më përshtatej. Ndihesha i frymëzuar nga kompanitë e internetit, që në atë kohë kishin marrë zhvillim, dhe vendosa të krijoj vetë një të tillë," kujton Ou Chen-i.
Dhe kështu në vitin 2005, kur ishte në vitin e fundit të universitetit, me vetëm një laptop, Ou Chen-i themeloi "Garena"-n, që është bërë tashmë një nga platformat më të mëdha të lojërave në internet në botë dhe që i solli atij pasurinë e parë.
Pas arritjes së suksesit të parë, Ou Chen-i vendosi se ishte koha për të bërë atë që nuk dëshironte në bënte gjatë universitetit, të thellonte më tej studimet e tij. Dhe kështu ai e shiti "Garena"-n dhe filloi studimet për gradën "master" në administrim biznesi në Shkollën e Biznesit të Standfordit. Dhe kështu në moshën 26-vjeçare Ou Chen-i mori gradën "master" në administrim biznesi në Standford, duke u bërë më i riu ndër studentët kinezë që kishin marrë gradën në këtë universitet.
Pas marrjes së gradës "master" Ou Chen-i vendosi të kthehet në Kinë dhe të krijojë biznesin e vet aty, me gjithë mundësitë e mira që u ofronte ShBA-ja një të riu që kishte marrë gradën "master" në një universitet aq të njohur.
Nisja e sipërmarrjes në Kinë nuk nuk ishte një ide që u shfaq papritmas në mendjen e Ou Chen-it. Në vitin 2008, një stazh veror tremujor në degën e "Google"-it në Kinë e bëri të shohë qartas se e ardhmja e tij ishte në biznesin në vendlindjen e vet. E kuptova se, në qoftë se doja të bëja gjëra të mëdha, atëherë duhej të kthehesha në vendlindje," thotë Ou Chen-i.
Dhe kështu, në korrik të vitit 2009, vetëm tre ditë pas marrjes së gradës "master", Ou Chen-i u kthye në Kinë.
Në fakt, që para se të shkonte në Standford, Ou Chen-i u vlerësua nga Xu Xiaoping-u, një investitor në fillime biznesesh i famshëm, i cili e ftoi atë që të qëndrojë në Kinë për të filluar sipërmarrjen e vet aty. Megjithatë, Ou Chen-i nuk pranoi dhe zgjodhi Standfordin. Ou Chen-i, vetëm 24-vjeçar në atë kohë, e dinte mirë se dy vjet studime në Standford mund ta bënin më të lehtë rrugën e tij të ardhshme të biznesit. Studimi në Standford, përveç shtimit të njohurive, kishte më të rëndësishme shumëllojshmërinë e vlerave. Aty Ou Chen-i e kuptoi se, për të, fillimi i biznesit ishte një zgjedhje jete: i palidhur me suksesin ose me dështimin, por vetëm një mënyrë jetese. Ou Chen-i thotë "Shkolla e Biznesit e Standfordit ka një moto: 'Ndrysho jetët, ndrysho organizatën, ndrysho botën.' Kjo moto më frymëzuar thellësisht për të krijuar biznesin tim."
Chen Ou
Pas një shqyrtimi të kujdesshëm, Ou Chen-i vendosi bashkë me dy shokë të fillojë nga tregu i kozmetikës për të shmangur "përballjen" me gjigantët e tregtisë në internet. Dhe kështu në shtator të vitit 2010 ata krijuan uebsajtin e tregtimit të produkteve në kozmetike në internet "Jumei", i pari uebsajt i blerjeve të kozmetikës në grup në Kinë. "Kërkesa e madhe e tregut dhe mungesa e një kompanie udhëheqëse të shitjeve në internet na nxiti për të krijuar këtë uebsajt", thotë Ou Chen-i.
Tregu i produkteve kozmetike ishte i madh dhe konkurrenca e drejtpërdrejtë me uebsajtet e tjera simotra e kufizuar, por përsëri, për t'u shquar mbi të tjerët, e pse jo, për të mbijetuar, kërkohej krijueshmëri. Për këtë arsye Ou Chen-i zgjodhi të ashtuquajturin "model nga biznesi te klienti të specializuar". Uebsajtet që ndjekin këtë lloj biznesi bëjnë listimin e produkteve, ofrojnë diskutime në grup e kanë elemente të tjera, por asokohe nuk ishin të përhapura në Kinë. Ou Chen-i vazhdimisht e kujton se sa e vështirë ishte të filloje biznesin në një fushë të re. "Të nisësh biznesin nuk është e tmerrshme, por mungesa e guximit për të krijuar risi është. Mund të them vetëm që, siç është një shprehje, ne ishim ca të zbathur që nuk kishin frikë nga ata që mbanin këpucë veshur. Për fat të mirë, doli se kishim marrë një vendim të drejtë," shprehet Ou.
Dhe ishte vërtet një vendim i drejtë. Ndërsa shumë uebsajte blerjesh në grup humbën para duke blerë restorante, dyqane veshjesh etj., "Jumei" u zhvillua në mënyrë efikase duke u qëndruar besnik klientëve të tij kryesorë: femrave të reja. Ndryshe prej uebsajteve të tjera të ngjashme, "Jumei.com" shet produktet më të mira të kozmetikës botërore, si "Calvin Klein", "Estee Lauder", "Avon" dhe "Elizabeth Arden". "Jumei.com" ka tani katër milionë përdorues të regjistruar.
"Pse shes kozmetikë për gratë? Sepse besoj se femrat zbukurohen për ata të cilët i vlerësojnë ato, kështu që mendimi i meshkujve është shumë i rëndësishëm për zgjedhjen e kozmetikës nga gratë," vëren Ou Chen-i.
Fokusimi i "Jumei"-t është shpërblyer. Në vitin 2013, tregu i produkteve të bukurisë në Kinë u rrit 13 %, duke arritur në 26.4 miliardë dollarë sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës. Zhvillimi i madh i sektorit të blerjeve në internet në Kinë gjithashtu solli rritjen e shpejtë të uebsajteve të tregtisë në internet. Në vitin 2013 "Jumei" pati të ardhura vjetore neto 483 milionë dollarë amerikanë, nga 400 milionë dollarë në vitin 2013, duke dale me fitim për shtatë shtatëmujorë rresht.