PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Konsumi nxit rritjen ekonomike të Kinës
2012-12-11 20:02:42 CRI Komenti juaj Printoni

Rritje modeste e eksporteve kineze

Rritja e eksporteve dhe importeve në Kinë u ngadalësua në nëntor.

Të dhënat e fundit tregojnë se eksportet u rritën me 2.9% në bazë vjetore, shifër kjo e ulët në krahasim me pritshmëritë e tregut dhe shumë e ulët në krahasim me 11.6% që ishte në tetor.

Importet patën rritje modeste, por 2.4% më të ulët se në tetor.

Tregtia e jashtme kineze u rrit me 5.8% në 11 muajt e parë të vitit, shifër shumë më e ulët nga objektivi prej 10%.

Analistët mendojnë se këto shenja të rimëkëmbjes së ekonomisë kineze vijnë si pasojë e tregut të brendshëm.

Guy Stear është drejtori i departamentit të kërkimeve për Azi-Paqësorin në "Societe Generale".

"Kombinimi i shifrave të tregtisë dhe prodhimit industrial gjatë fundjavës tregon se ekonomia kineze po rimëkëmbet, por jo plotësisht për shkak të eksporteve, gjë që po bëhet edhe më e ndjeshme në vendet e tjera të botës dhe po krijon varësi te kërkesa e brendshme", thotë Guy Stear.

Vendimmarrësit kryesorë kinezë pritet që të zhvillojnë konferencën ekonomike të përvitshme në ditët e ardhshme, ku kjo çështje padyshim do të jetë në qendër të vëmendjes. (Ardi Pulaj)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China