PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Konsumi nxit rritjen ekonomike të Kinës
2012-12-11 20:02:42 CRI Komenti juaj Printoni

Fundviti është koha kur konsumi në Kinë arrin pikun. Gjatë gjithë 2012-ës, kur rritja ekonomike është më pak se vitin e kaluar, konsumi shënoi rritje të dukshme, duke u bërë fuqia kryesore nxitëse. Analistët mendojnë se në vitin 2013, konsumi në Kinë do të ketë rritje të qëndrueshme. Ndërkohë duhet të shpejtohet reforma në sistemin e shpërndarjes së të ardhurave, për të gjetur më shumë mundësi të reja rritjeje.

Në Kinën e sotme, të rinjtë e quajnë me shaka 11 nëntorin si ditën e beqarëve, pasi numri "1" në kulturën kineze përfaqëson një person të vetëm, pra beqarin. Në vitet e fundit, çdo 11 nëntor e stimulon konsumin. Për të tërhequr më shumë konsumatorë, faqet kryesore të tregtisë në internet në Kinë, si Taobao, 360buy dhe Suning patën mjaft kërkesa.

Chen nga Pekini, me rastin e 11 nëntorit, ka blerë shumë mallra për familjen e tij.

"Këtë 11 nëntor, bleva së paku 10 pako me veshje, këpucë, si dhe gjëra të përditshme. Harxhova mbi 2000 juanë, pasi mallrat ishin me ulje të madhe dhe çmimi është i arsyeshëm", thotë Chen.

Pas 11 nëntorit, do të jetë fundviti, periudha e artë e konsumit. Pak ditë më parë, një dyqan në Shangai publikoi një masë stimuluese, sipas së cilës, konsumatorët mund të kenë uljen e çmimit me 70 juanë, nëse blejnë mallra në vlerën 99 juanë.

"Kam marrë leje nga puna, pasi një shoqja ime më kërkoi ta shoqëroja për të bërë disa blerje këtu. Unë qëndroj këtu në rradhë dhe ajo shkon për të blerë. Kështu ajo mund të blejë më shumë gjëra", thotë kjo qytetare.

Edhe studentët janë pjesë e rëndësishme e konsumit të fundvitit. Një student në Shangai thotë se harxhoi mbi 1000 juanë brenda gjysmë ore.

"Faktikisht kam ardhur për këpucë. Kur e pashë reklama për uljen e çmimeve, bleva edhe disa veshje", thotë ky student.

Si në 11 nëntor apo në fundvit, konsumi në masë ka treguar potencialin e madh në Kinë. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Statistikave, në tre tremujorët e parë të këtij viti, vëllimi i përgjithshëm i konsumit me pakicë në Kinë shënoi mbi 14.9 trilionë juanë, 14.1% më shumë sa në vitin e kaluar. Analistët parashikojnë se me ndikimin e festave të fundvitit dhe masave stimuluese, konsumi do të rritet më tej në tremujorin e katërt. Sipas parashikimeve, në mbarë Kinën, rritja e konsumit të përditshëm do të shënojë 14.2% për gjithë 2012-ën.

Në një situatë kur rritja ekonomike pati ulje të dukshme në krahasim me vitin e kaluar, është një fenomen i rrallë që vëllimi i konsumit të shënojë rritje. Ekonomistët janë të mendimit se kjo tregon se vitet e fundit, me politikat dhe masat stimuluese të qeverisë kineze, konsumi filloi të luajë një rol më aktiv dhe më kryesor në rritjen ekonomike.

Drejtori i Qendrës Studimore pranë Këshillit të Shtetit të Kinës, Yu Bin parashikon se në vitin 2013, konsumi në Kinë do të ketë rritje të qëndrueshme. Ai vuri në dukje gjithashtu se duhet të shpejtohet edhe reforma mbi shpërndarjen e të ardhurave, për të zbuluar më tej potencialin e konsumit.

"Së pari, duhet të krijohet një sistem me garanci të plotë shoqërore. Kështu, njerëzit do të kenë më pak shqetësime për të shpenzuar. Së dyti, duhet të përmirësohet përqindja e të ardhurave në Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë. Kjo do të shtojë më shumë aftësinë e konsumit. Së treti, qeveria duhet t'i kushtojë rëndësi barazisë, për të zvogëluar diferencën e të ardhurave të qytetarëve", thotë Yu Bin.

Ditët e fundit, lidhur me konsumin që e stimulon ekonominë kineze, vendimmarrësit kanë dhënë sinjale inkurajuese. Në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ-së të PKK-së, është theksuar se duhet të zbulohen shpejt mënyrat e reja nxitëse, për të zgjeruar më tej kërkesën e brendshme. Kështu, në të ardhmen, konsumi do të bëhet fuqia stimuluese gjithnjë e më e madhe në ekonominë e dytë të botës. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China