Të tunduar nga ky treg gjigant, edhe kinezët që jetojnë jashtë vendit po përpiqen të gjejnë mënyra për të përfituar. Një shitëse në uebsajtin e tregtisë elektronike Taobao.com e quajtur "Ming Ming", e cila emigroi në Kanada pak vite më parë me familjen e saj, ka nisur të marrë porosi online për iPhone 5.
Pasi dëgjoi për kërkesën e madhe për iPhone 5 në Kinë, ajo postoi një çmim prej 6,599 juanësh për iPhone e ri.
Uebsajtet e mëdha të tregtisë elektronike kanë njoftuar gjithashtu se do të ulin çmimin e iPhone 4 dhe iPhone 4S si pasojë e pajisjes së re që pritet së shpejti në treg.
Dangdang.com, një kompani vendëse online ka njoftuar se do të ulë çmimin e iPhone 4S me 500 juanë. China Unicom (Hong Kong) Ltd, operatori i dytë më i madh për nga numri i përdoruesve, deklaroi se nuk ka ende një datë zyrtare për lancimin e iPhone 5 në Kinë.
Megjithatë, partneri zyrtar i Apple në Kinë ka raportuar se pajisja e re do të vijë në treg brenda tre muajve dhe se aktualisht është në pritje për përfundimin e proceduave nga autoritet përkatëse.