PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
IPhone 5, në Kinë nisin shitjet
2012-09-21 18:46:32 CRI Komenti juaj Printoni

Gjiganti amerikan Apple prezantoi zyrtarisht më 12 shtator modelin e ri iPhone 5 në San Francisko të SHBA-së.

Ndryshe nga paraardhësi 4s, i cili ka një ekran 3.5 inch, iPhone 5 vjen me ekran 4 inch, më i gjatë por me të njëjtën gjerësi. Trashësia e tij është 7.6 mm nga 9.3 që është version ekzistues dhe pesha është 112 gram. Iphone 5 ka të integruar sistemin 4G që mundëson një navigim shumë herë më të shpejtë se sistemi aktual 3G. Ai ka gjithashtu një procesor dual kore a6, dy herë më i shpejtë në hapjen e të gjitha aplikacioneve së versionit 4S. Sa i përket baterisë, Iphone 5 mban deri ne 8 orë kohe bisede ose 10 orë pune duke luajtur një video.

Ky celular i mençur ka të instaluar në pjesën e pasme të tij një kamerë 8 megapiksel, por lentet e tij janë te përmirësuar aq sa mund te realizosh një foto panoramike në një te vetme me një lëvizje të tillë. Iphone 5 do të ketë rrjetin social Facebook të integruar në sistemin e ri të operimit 6. Ky telefon i mençur vjen më i hollë dhe me veshje anësore alumini që e bën aparatin më të fortë.

Shefi i marketingut të Apple-it, Fill Shiller, gjatë prezantimit e ka krahasuar iPhone 5 me një "thesar absolut". Megjithëse e ka zmadhur ekranin me 4 inç, iPhone 5 ka ekran ende më të vogël se konkurentët e tij, Samsung, Nokia, Motorola dhe HTC.

Analistët presin që Apple të shesë dhjetëra miliona iPhone 5 në muajt e ardhshëm për klientët e etur për përditësime. Iphone 5 u prezantua më 12 shtator, por do të dalë në shitje më 21 shtator dhe do të jetë në dispozicion në SHBA, Kanada, Britani, Francë, Gjermani, Australi, Japoni, Hong-Kong dhe Singapor.

Sipas hulumtuesit të tregut IHS iSuppli, Apple është drejt rrugës për të shënuar një numër rekord të shitjeve të iPhone.

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China