PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fërkimet kino-amerikane mbi energjinë e përtëritshme
2012-09-11 16:54:22 CRI Komenti juaj Printoni

Përgjigja e Kinës

Pasi Shoqata e Import-Eksportit të Produkteve Mekaniko-Elektrike dhe Shoqata e Energjisë së Re pranë Federatës së Industrisë dhe të Tregtisë të Kinës paraqitën shqetësimin më 25 nëntor të vitit të kaluar, Ministria, në bazë të "Ligjit të Tregtisë së Jashtme" dhe "Normave të Hetimit ndaj Barrierave në Tregtinë e Jashtme" hetoi pikërisht ankesat e bëra për strategjitë amerikane për burimet e energjisë së rinovueshme.

Polisilikoni është lëndë e parë që përdoret për prodhimin e produkteve diellore. Sipas statistikave të Ministrisë kineze të Tregtisë, produktet 'solar-grade polysilicon' të importuara nga Kina u rritën me 36

për qind nga viti në vit në 64,600 tonë në 2011-n, me një total prej 2.6 miliardë dollarë. 60 përqind e produkteve të importuara të polisilikonit ishin nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut.

Në gjysmën e parë të këtij viti, shuma e produkteve të importuara të polisilikonit nga dy vendet vijoi rritjen me një ritëm të shpejtë. Në maj, 44 për qind e këtyre produkteve të importuara erdhën nga SHBA-ja dhe 24 % nga Koreja e Jugut. Kina është tregu kryesor i gjigantëve ndërkombëtarë si grupi OCI i Koresë së Jugut dhe Hemlock i SHBA-së. Produktet e polisilikonit të importuara nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut janë shitur me një çmim më të ulët se kostoja e produkteve kineze. Të goditur nga dumping-u i produkteve të importuara nga dy vendet e sipërpërmendura, 80 për qind e prodhimeve nga kompanitë kineze të polisilikonit kanë pezulluar prodhimin që prej gushtit të vitit 2011.

Sipas Ministrisë kineze të Tregtisë, rezultatet e hetimeve paraprake do të bëhen të njohura për publikun deri në korrikun e vitit 2013.


1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China