PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fërkimet kino-amerikane mbi energjinë e përtëritshme
2012-09-11 16:54:22 CRI Komenti juaj Printoni

Një luftë tregtare?

Më 19 tetor të vitit të kaluar, 6 prodhues amerikanë të paneleve diellore paraqitën një ankesë pranë Departamenti amerikan të Tregtisë dhe Komisionit amerikan të Tregtisë Ndërkombëtare, duke akuzuar kompanitë kineze të paneleve diellore se kanë marrë subvencion nga qeveria kineze dhe i kanë shitur panelet në tregun amerikan me një çmim nën kosto.

Më 10 nëntor, 2011, Departamenti amerikan i Tregtisë nisi hetimet anti-dumping për kompanitë kineze fotovoltaike, duke shënuar fillimin e fërkimeve midis Kinës dhe SHBA-së mbi produktet e energjisë së përtëritshme. Aktualisht, Kina është prodhuesja më e madhe në botë për panelet diellore, ku 10% të qelizave diellore i eksporton në SHBA dhe 80% në Europë.

Më 17 maj, Departamenti amerikan i Tregtisë imponoi detyra paraprake anti-dumping që varjojnë nga 31.14 për qind deri në 249.96 % për kompanitë kineze të prodhimit të qelizave diellore.

Suntech Power dhe Trina Solar u përballën respektivisht me tarifat prej 31.22 % dhe 31.14 për qind. Yingli Solar dhe kompanitë e tjera që iu përgjigjën ankesës u tarifuan 31.18%, dhe kompanitë e tjera që nuk iu përgjigjën ankesës u tarifuan me 249.96%. Nëse vendimi mbetet i pandryshueshëm, kjo do të jetë hera e parë që kompanitë kineze ngarkohen me tarifa ndëshkuese kaq të larta.

Departamenti amerikan i Tregtisë do të vendosë masat e fundit përfundimtare anti-dumping për produktet diellore në tetorin e këtij viti, dhe Komisioni amerikan i Tregtisë Ndërkombëtare pritet të bëjë një zgjedhje përfundimtare për këto produkte deri në muajin nëntor.


1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China