Mei Xinyu, një studiues në Institutin për Tregti Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim Ekonomik, pranë Ministrisë së Tregtisë , u shpreh se produktet "Made in China" përfaqësojnë një avantazh në rritje në aspektin e konkurrencës së çmimeve, e cila nga ana tjetër mund të ndihmojë në mbajtjen e një klime të qëndrueshme të tregtisë së jashtme.
Duke u bazuar në tregun e saj të brendshëm, Kina ka avantazhin e një mejdisi të qëndrueshëm makroekonomik, shtoi Mei.
Statistikat tregojnë se në 6-mujorin e parë të këtij viti, Yiwu në Zhejiang, tregu më i madh i shitjes me shumicë në Kinë, eksportoi mallra në shifrën e 34.28 milionë dollarëve drejt Britanisë, 17.86 për qind më shumë nga viti në vit. (Albana/Çang Çuo)