PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
65% e suvenirëve për Olimpiadën e Londrës janë prodhuar nga Kina
2012-07-26 20:02:27 CRI Komenti juaj Printoni

Produktet "Made in China" për Olimpiadën e Londrës

Punëtorët janë shumë të zënë me punë në një punishte prodhimi në qytetin verilindor bregdetar të Dalianit për shkak të Olimpiadës së Londrës 2012.

Li Guilian, presidenti i Dayang Group, u shpreh se grupi ka prodhuar aktualisht më shumë se 3,000 uniforma për delegacionin e SHBA-së në Lojërat Olimpike të Pekinit 2008.

Ralph Lauren,një dizenjator i njohur amerikan i modës foli me shumë superlativa për rrobat e prodhuara nga Dayang Group duke u shprehur se cilësia e tyre e bindi atë për të punuar sërish me këtë kompani edhe gjatë këtij viti.

"Rreth 80% e produkteve tona janë të destinuara për tregun e jashtëm," u shpreh Zhi Yong,një i punësuar pranë Dayang Group, duke shtuar se kompania eksporton 5 milionë kostume çdo vit.

"Dayang Group ka bashkëpunim afatgjatë strategjik me klientët jashtë vendit," tha Li.

Lu Zhuyuan,menaxheri i përgjithshëm i një kompanie lokale për prodhimin e flamujve u shpreh se kompania e tij ka prodhuar 4000 flamuj për Olimpiadën e këtij viti. 

"Dy prej 10 flamujve që valviten në Londër janë prodhuar nga kompania jonë," tha Lu.

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China