Kina do të shpejtojë modernizimin e bujqësisë
Në fund të marsit, zv/ministri i Bujqësisë Chen Xiaohua u shpreh se tani Kina është futur në fazën kyçe të modernizimin e bujqësisë dhe se ndërmarrjet kryesore në këtë fushë duhet të luajnë rol të rëndësishëm në mënyrë urgjente. Në dokumentin e publikuar nga Këshillli i Shetit i Kinës, janë përfshirë masat dhe politikat, si mbështetje për ndërtimin e infrastrukturës së ndërmarrjeve kryesore bujqësore, të cilat kanë mbuluar faktorë të ndryshëm, si logjistikë moderne bujqësore dhe financim nga tregu i aksioneve. Chen Xiaohua u shpreh gjithashtu se Kina do të shpejtojë industrializimin e bujqësisë, duke mbështetur më tej ndërmarrjet kryesore në këtë fushë.
Tani, Kina ka hyrë në një fazë kyçe të industrializimit dhe urbanizimit dhe synon edhe modernizimin e bujqësisë. Për shkak se zhvillimi bujqësor është një çështje e vështirë, ndërmarrjet kryesore duhet të luajnë më tej një rol më të rëndësishëm në këtë proces. Por ndërmarrjet kryesore po përballen me disa probleme.
"Institucionet financiare, si Banka e Zhvillimit Bujqësor dhe Banka e Eksport-Importit, po forcojnë mbështetjen për ndërmarrjet kryesore në investimin e aseteve fikse dhe blerjen e produkteve bujqësore. Ne inkurajojmë institucionet financiare, si Banka Bujqësore, të përcaktojnë në mënyrë të arsyeshme afatin e dhënies së kredive, normën e interesit dhe mënyrën e kthimit të kredive, të zgjerojnë llojet e garancisë, të krijojnë më shumë produkte dhe shërbime të reja financiare, për të plotësuar më mirë kërkesat e ndërmarrjeve për financim."thotë Chen Xiaohua.
Në Kinë, modernizimi dhe industrializimi i bujqësisë, që kanë nisur në fund të viteve '80 të shekullit të kaluar, janë mënyra e prodhimit dhe menaxhimit bujqësor. Gjatë këtyre viteve, është formuar një sistem i integruar, i cili ka ndërmarrjet kryesore bujqësore si forcë udhëheqëse; funksionon me bazë familjen dhe kombinon natyrshëm prodhimin, përpunimin dhe shitjen e produkteve bujqësore. Tani në Kinë, me një zhvillim të shpejtë, numri i shoqatave për industrializimin e bujqësisë ka arritur në 280 mijë, duke movituar 110 milionë bujq, ndërsa numri i ndërmarrjeve kryesore bujqësore ka shkuar në 110 mijë, të cilat ofrojnë një të tretën e produkteve bujqësore në treg. Këto kanë rritur në mënyrë efikase nivelin e industrializimit dhe modernizimit të bujqësisë.
Chen Xiaohua u shpreh se industrializimi i bujqësisë është drejtimi i zhvillimit të bujqësisë moderne, ndërsa ndërmarrjet kryesore janë motor kyç për procesin modern nëpër të cilin po kalon bujqësia. Sipas Këshillit të Shtetit, vitet e ardhshme, do të promovohen një sërë ndërmarrjesh të mëdha që renditen në vendet e para në fushën bujqësore, do të formohet një grup ndërmarrjesh me biznes të lidhur ngushtë, do të ndërtohen bazat prodhuese që përshtaten me këto ndërmarrje të mëdha, do të formohen markat e famshme në tregun bujqësor, duke formuar një sistem me nivel të lartë teknologjik dhe duke realizuar zhvillimin e sektorit bujqësor.
Chen Xiaohua vuri në dukje gjithashtu se thelbi, shpirti dhe standardi bazë i industrializimit bujqësor është favorizimi në mënyrë reale i bujqve nëpërmjet këtij procesi. Kështu, në mënyrë aktive, Ministria e Bujqësisë do të marrë masat efikase, për të ndërtuar dhe për të përsosur një sistem me fitimet e përbashkëta mes ndërmarrjeve kryesore bujqësore dhe fermerëve.
"Mbështesim ndërmarrjet kryesore me synim që të shtohen të ardhurat e bujqve. Ndërmarrjet kryesore bujqësore duhet të bëjnë më shumë përpjekje në ndërtimin si dhe përsosjen e sistemit me fitimet e përbashkëta mes tyre dhe fermerëve."u shpreh Chen Xiaohua.
Lidhur me masat mbështetëse për ndërmarrjet kryesore, Chen Xiaohua u shpreh se qeveria kineze do t'i inkurajojë këto ndërmarrje të shtojnë investimet në shkencë dhe teknologji, të ndërtojnë institucione kërkimore dhe të forcojnë bashkëpunimin me akademi dhe shkolla përkatëse, për të përgatitur një sërë ndërmarrjesh me fuqi të madhe konkurruese në treg. Masat mbështetëse përfshijnë edhe bashkimin, rigrupimin, blerjen e firmave, blerjen e aksioneve, etj. Krahas këtyre, do të rregullohen edhe kanalet e financimit dhe fondet e mbështetjes për bujqësinë, do të shtohen edhe fondet e posaçme të ndihmës për industrializimin bujqësor dhe do të shtohen mbështetjet konkrete për procesin e industrializimit dhe të gjitha ndërmarrjet që marrin pjesë në këtë proces. Chen Xiaohua shtoi se synimi i qeverisë kineze është që deri në vitin 2015, të ketë 150 mijë ndërmarrje kryesore në këtë drejtim dhe të ketë 100 ndërmarrje që fitojnë mbi 10 miliardë juanë në shitje.(Jiang Lei/ Ardi Pulaj)


















