PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ndikimet e motit ekstrem në ekonomi dhe vështirësitë për shitjen e arit
2012-02-28 21:05:58 cri komenti juaj Printoni

Moti ekstrem dhe ekonomia

Përmbytjet, stuhitë e dëborës, ciklonët dhe thatësira. Viti 2011 është karakterizuar nga moti i keq ekstrem. Tani, i ftohti i jashtëzakonshëm po shqetëson qindra mijëra njerëz në hemisferën veriore, posaçërisht në Evropë. Por çfarë duhet të bëjmë para një situate të tillë të motit të keq ekstrem, pasi ai ndikon jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe në ekonomi.

Në qershorin dhe korrikun e vitit të kaluar, temperatura në Rusi kaloi 40 gradë celsius dhe kjo rezultoi me një thatësirë të madhe. Për këtë shkak, në Rusinë jugperëndimore u shkaktuan dëme të mëdha bujqësore. Prodhimi i grurit në Rusi u ul me 30% në krahasim me një vit më parë.

Kjo shkaktoi një rritje të vrullshme të çmimit të grurit në tregun ndërkombëtar, i cili u rrit me 60-80%.

Ndikimet e motit të keq jo vetëm kufizohen në bujqësi. Stuhitë e dëborës në SHBA në fillim të vitit 2011, pezulluan industrinë e ndërtimit, gjë që ndikoi direkt në sektorin e pasurive të paluajtshme. Më shumë se 6000 fluturimet u anuluan dhe moti i keq shkaktoi humbje të rënda në industrinë e transportit, turizmit dhe biznesit të postës.

Këtë vit, sërish në hemisferën veriore, moti i keq me ftohësi të madhe ka rezultuar me viktima, por edhe duke sjellë vështirësi të madhe në jetën e përditshme.

Zhu Dingzhen, një inxhinier në Drejtorinë Meteorologjike të Kinës, tha se i ftohti i tanishëm do të ndikojë shumë në ekonomi.

"Dimrat e ngrohtë në vitet e fundit kanë lehtësuar gatishmërinë e njerëzve dhe kanë ndryshuar edhe rritjen e drithërave. Një i ftohtë i papritur dhe i vazhdueshëm do të ulë prodhimin bujqësor. Jo vetëm në bujqësi, por edhe në furnizimin me energji dhe ngrohje, do të ketë të njëjtat vështirësi. Megjithatë, nuk është 100% një lajm i keq, se kjo është koha më e mirë për prodhuesit e xhupave dhe ndërmarrjet që merren me biznesin përkatës."thotë Zhu Dingzhen.

Zhu Dingzhen shtoi se moti ekstrem mund të ketë ndikime serioze edhe në biznesin me kontrata me zbatim të ardhshëm.

Zhang Yu, doktor në shkencat ekonomike në Universitetin e Nankinit, thotë se moti ekstrem ndikon jo vetëm në ekonominë e tanishme, por edhe në tregun financiar.

"Moti ekstrem mund të ndikojë në parashikimin e njerëzve për drejtimin e ekonomisë, madje mund të sjellë panik. Për shembull, a do të bëhet një gjë normale mungesa e ushqimeve dhe energjisë? Më keq është që shumë vende akoma nuk kanë dalë nga kriza financiare globale dhe moti i keq do të shtojë ngarkesat e qeverive, gjë që do të krijojë më shumë vështirësi në rimëkëmbjen ekonomike." thotë Zhang Yu.

Zhang Yu thotë se moti ekstrem nuk është vetëm pasojë e efekteve natyrore dhe ata që hartojnë politikat duhet të rikonsiderojnë modelet aktuale të zhvillimit ekonomik.

"Fatkeqësia natyrore si moti ekstrem është gjithnjë e më shumë, pasi mjedisi ekologjik po sakrifikohet për GDP-në, e cila është konsideruar si standard i vetëm në rritjen ekonomike. Nëse vendimarrësit duan ta zgjidhin këtë problem në mënyrë thelbësore, ndryshimi i modeleve aktuale dhe mbrojtja e mjedisit janë çështje kyçe."thotë Zhang Yu.

Zhang Yu thotë se qeveria qendrore në Kinë po përsos sistemin e reagimit emergjent dhe po përmirëson rrjetin e transportit, sepse zakonisht shpenzimet e larta në transport pas katastrofës natyrore do të shtojnë më shumë presion për zbutjen e fatkeqësisë. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China