PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Markat kineze dhe zhvillimi i studimit të teknologjisë
2012-02-23 17:21:35 cri komenti juaj Printoni

Sot, Kina po nxit ndryshimin e mënyrës së "prodhimit të Kinës" në "Krijimin e Kinës". Për sa u përket ndërmarrjeve private, krijimi i markave të veta jo vetëm përshtatet me kërkesat e gjendjes së zhvillimit të vendit, por është edhe një garanci. Gjatë 30 vjetëve të reformës dhe të hapjes, ekonomia e Kinës ka arritur suksese të mëdha, por në Kinë mungonin markat e njohura të botës. Kina duket se ndodhet drejt kthimit në pozicionin e vjetër, atë të superfuqisë ekonomike. Tre dekadat e fundit bota ka parë përpjekjet e Kinës për t'u ngjitur në nivelet ekonomike, duke arritur rritje vjetore deri në 10 për qind. Kina ka arritur të bëhet eksportues botëror.

Industria kineze e prodhimit të automobilave zhvillohet me shpejtësi të madhe dhe tashmë është bërë një nga degët kryesore industriale të Kinës. Por për shumë vjet automobilat e prodhuara nga Kina nuk janë të markave kineze, por të markave të vendeve të tjera.

Në kohën kur pjesa më e madhe e ndërmarrjeve kineze bënin përpjekje të mëdha për prodhimin e veturave të markave të huaja, shumë pak ndërmarrje i kanë përqendruar forcat e veta në studimin dhe prodhimin e veturave me shkarkim të paktë të gazrave, duke lënë mënjanë markat e huaja dhe tregun e veturave të kategorisë së lartë dhe të mesme.

Jo vetëm në fushën e mallrave si veshjet ose këpucët, por edhe për sa u përket pajisjeve elektronike, markat vendëse, si "Gree" etj., kanë zënë pjesën dërrmuese të tregut, duke u bërë zgjedhja e parë e konsumatorëve kinezë. Gjatë luftës në Afganistan në një ekran për kampet e ushtarëve paqeruajtës të OKB-së, u shfaqën reklama të kondincionerëve të markës kineze CIGO përkrah markave Toshiba dhe Mitsubishi.

 

Gjithnjë e më shumë ndërmarrje kineze të automobilave filluan ta vënë theksin e zhvillimit të ardhshëm në studimin dhe prodhimin e pavarur të veturave. Drejtorja e përgjithshme e kompanisë aksionare kineze të automobilave "Muri i Madh" zj. Wang Fengying u shpreh se qëllimi i ndërmarrjeve kineze është jo vetëm prodhimi i veturave me shkarkim të paktë të gazrave, por edhe i veturave më të mira. Ajo tha:

"Veturat kineze janë njohur në tregun ndërkombëtar si vetura me çmim të arsyeshëm dhe që kanë arritur përparime të mëdha teknologjike dhe cilësore. Në fushën e konsumit të veturave të kategorisë së mesme, veturat kineze kanë hapësirë shumë të madhe."

Për të prodhuar në mënyrë të pavarur veturat e veta, ndërmarrjet kineze të automobilave po marrin masa të shumta për të shtuar aftësinë e zhvillimit.

Operatori dhe prodhuesi telefonik kinez China Unicom nxorri vitin e kaluar një linjë të re celularësh të mençur që konkurrojnë me i-phonin e Apple dhe Androidin e Google-it në Kinë.

China Unicom, që është operatori i dytë kinez me më shumë se 180 milionë përdorues, ka krijuar wophone si përgjigje ndaj konkurrencës së hatashme ndaj Google dhe Apple në Kinë. Ndër prodhuesit e Wophone-it janë Motorola, HTC dhe prodhuesit kinezë për pajisje mobile Huawei dhe ZTE.

HTC është kompania tajvaneze, e njohur në mbarë globin, që është e specializuar për prodhimin e telefonave celularë. Kohët e fundit, "HTC"-ja ka arritur një sukses të paimagjinueshëm dhe po përpiqet të mposhtë i-phone.

Prej shumë vjetësh, kompania e specializuar për përpunimin e telefonave celularë, "HTC", e krijuar në vitin 1997, ka bërë përpjekje të shumta për të konkurruar prodhuesit e tjerë të mëdhenj të njohur në botë dhe si rezultat, produktet e kësaj kompanie shiten mirë në tregun botëror. "HTC" bashkëpunon me kompanitë kryesore globale të telekomunikacionit, duke përfshirë 5 kompani të njohura telekomunikacioni në Evropë, 4 kompani të mëdhaja amerikane si dhe shumë kompani aziatike të rritura shpejt në këtë fushë.

Kina është tregu më i madh i automjeteve, por ndërmarrjet kineze të automjeteve ndodhen ende në hapat e para të zhvillimit në tregun ndërkombëtar. Në vitin 1997 kompania "Chery" filloi biznesin me 96 milionë dollarë amerikanë. Në fund të vitit 1999 u prodhua makina e parë "Chery". Në vitin 2001 u realizua eksporti i parë i makinës. Në korrikun e vitit të kaluar u prodhuan 3 milionë makina "Chery". Deri në fund të nëntorit të kaluar "Chery" ka ekportuar 150 mijë makina, duke u shënuar rritje 80% në krahasim me vitin e kaluar.

Edhe në tregun shqiptar është vënë re prania e lartë e mallrave me marka kineze, sidomos të veshjeve.

Një tregtar në "Tregun e Çamëve" flet për shitjen e veshjeve me marka kineze.

"Kemi prodhim kinez si xhupat, bluzat etj. Klientët i preferojnë, çmimet janë të arësyeshme dhe si cilësi janë mjaft mirë."

Një klient në një dyqan tek ky treg shprehet se i preferon markat kineze pasi janë me çmim më të arësyeshëm.

"Po shoh për të blerë një palë xhinse, më pëlqen malli këtu, vij shpesh këtu.

Më tepër preferoj markat kineze për cilësi shumë të mirë dhe çmimi i arsyeshëm."

Nikolla një zotëri i moshuar që jeton në Itali shpreh konsideratë për mallrat kineze.

"Jetoj në Itali, tregu më i madh është tregu kinez që ka përparësi në të gjithë botën, por edhe firmat më të mëdha si armani etj., prodhohen në Kinë. Kina është bërë shumë e fuqishme për sa i përket tekstilit dhe pajisjeve elektro-shtepiake. Tek "Tregu i Camëve" ka mall shumë të lirë, cilësor dhe ua kalon edhe firmave të huaja që prodhohen në Paris e Holandë, Itali e gjithandej, kështu që jemi shumë të kënaqur me tregun për sa i përket mallrave dhe prodhimit kinez."

Në Panairin Ndërkombëtar të Elektronikës, të zhvilluar në Las Vegas të SHBA-së, u vlerësuan 50 markat më të mira të elektronikës në glob për vitin 2010,

6 prej tyre ishin kineze, si Foxconn, Haier, TCL, Hisense, Asus dhe Lenovo.

Krahas kësaj, ndër 20 marka televizori, më të njohurat në botë, ato kineze zunë 6 vende, shifër kjo e barabartë me markat koreano-jugure dhe japoneze.

Produktet "Made in China" kanë lindur para shumë kohësh, por gjatë procesit të prodhimit të markave të huaja, kinezët nuk i kanë ndaluar kërkimet, pikërisht gjatë praktikave të prodhimit ata bënë studime dhe përvetësuan teknologjinë e vet bazë. Markat e shumta me aftësi konkurruese në tregun ndërkombëtar dëshmojnë se teknologjia kineze ka rritur cilësinë e markave kineze ndërsa markat kineze mbartin në vetvete teknologjinë kineze.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China