PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Biznesi i qiradhënies së makinave për Ditën Kombëtare
2011-09-21 16:40:30 cri komenti juaj Printoni

(A3, Liu, mashkull, in Chinese)

"Ne kemi mjete të klasit të lartë, të mesëm dhe të ulët. Shumica e atyre të klasit të lartë, tashmë janë rezervuar. Vetëm disa prej mjeteve të klasit të mesëm janë lënë. Do të jetë më mirë të bëni një rezervim sa më shpejt që të jetë e mundur. "

Liu llogarit se 90 për qind e mjeteve të kompanisë do të merren me qira për festë. China Auto Rental ka hapur më shumë degë për të përmbushur kërkesat që vijnë gjithnjë e në rritje.

Biznesi vendës i dhënies me qira të makinave është pjesërisht përfitues nga një konflikt interesi. Ndërsa pekinasit po pajisen me leje për drejtimin e mjeteve dhe ekonomikisht në gjendje për t'i përballuar ato, Bashkia ka limituar dhënien e targave duke synuar minimizimin e bllokimit të trafikut dhe mbrojtjen e mjedisit. Kjo do të thotë se ata drejtues që kanë patentën por jo makinën, do të marrin me qira një makinë gjatë festës.

Njëkohësisht kompanitë e dhënies me qira të mjeteve po bëhen gjithashtu të njohura edhe në qytete të tjera. Disa prej tyre po promovojnë qiradhënien ndërqytetëse, një shërbim shtesë për klientët që mund ta marrin me qira makinën në një qytet dhe ta kthejnë atë në një tjetër.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China