PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Biznesi i qiradhënies së makinave për Ditën Kombëtare
2011-09-21 16:40:30 cri komenti juaj Printoni

Edhe pse ftesa e Ditës Kombëtare është dy javë larg, njerëzit kanë filluar që tani të planifikojnë udhëtime jashtë Pekinit. Nëse jeni duke menduar të shkoni në periferi të kryeqytetit apo në resortet përreth, duhet të rezervoni sa më shpejt një makinë nga kompanitë që i ofrojnë me qira, përpara se të jetë vonë.

Kërkesa e lartë për marrjen me qira të makinave me rastin e Festës së Kekut të Hënës dhe Ditës Kombëtare ka rritur biznesin e kompanive që i ofrojnë këto mjete në Pekin.

Kompania Shouqi Car Rental, e cila ofron kryesisht shërbime për korporatat dhe departamentet qeveritare, po bën përpjekje të mëdha për të ndërtuar një biznes privat për dhënien me qira të makinave.

Chen Tao, menaxher i përgjithshëm i qendrës operacionale të kompanisë, thotë se Shouqi Car Rental ka blerë një numër të madh mjetesh të reja për t'i paraprirë kërkesës përpara festës së Ditës Kombëtare.

(A1, Chen, mashkull, in Chinese)

"Shumë klientë, individë, marrin me qira makina gjatë shtatë ditëve të pushimit për festën e Ditës Kombëtare, ndaj ne kemi filluar një sërë fushatash promovimi siç është për shembull 'Njëmijë Jettas për festën e Ditës Kombëtare' dhe ulje çmimesh apo ulje për paketa shërbimesh. Ne zgjedhim modele si Volkswagen Jetta dhe Hyundai Elantra shumë popullore mes klientëve. "

Disa njerëz si Ms Fang, kanë bërë rezervime për marrjen me qira të një makine muaj përpara festës së Ditës Kombëtare.

(A2, Fang, female, in Chinese)

"Ne nuk kemi ndonjë plan konkret, por e gjitha familja përfundimisht vendosi të shkojë në udhëtim. Dhe ne vendosëm të ngasim makinën vetë. Ne nuk patëm fat të fitonim licencën e targës, në lotarinë e Pekinit për targa makine, ndaj na duhet të marrim me qira një makinë."

Burime nga kjo industri thonë se shtatori dhe tetori do të shënojnë një rritje të mprehtë të kërkesës për marrjen me qira të makinave. Deri tani 80% e mjeteve të China Auto Rental Ltd., janë rezervuar dhe telefonat e kompanisë bien gjatë gjithë ditës.

Liu Chengze, zëvendëspresidenti i kompanisë, thotë se modelet popullore tashmë janë rezervuar për festën.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China