PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, biznesi elektronik pati hov të madh zhvillimi
2011-09-07 10:15:57 cri komenti juaj Printoni

Vitet e fundit, Kina ka pasur një zhvillim të vrullshëm në biznesin elektronik dhe vëllimi i transaksioneve komerciale ka thyer rekord vit pas viti. Aktualisht në Kinë biznesi elektronik aplikohet në fusha të ndryshme dhe gërshetohet thellësisht me ekonominë reale, duke u bërë dinamika e re e rritjes ekonomike.

Gjatë 5 vjetëve të fundit, vëllimi i transaksioneve komerciale në biznesin elektronik pati një rritje mesatare prej 28% në vit. Në vitin 2010, vëllimi i transaksioneve në këtë drejtim arriti në 4.5 trilionë juanë (afro 450 miliardë euro). Në "Konferencën e Internetit të Kinës 2011", që sapo u mbyll, nënkryetari i Shoqatës së Internetit të Kinës, Gao Xinmin bëri të ditur se qeveria kineze hartoi planin e ardhshëm 5-vjecar për biznesin elektronik, me qëllim që të nxitë zhvillimin e tij nga aspekte të ndërtimit të ndërmarrjeve, të shtimit të shërbimeve dhe të përsosjes së mjedisit të zhvillimit. Megjithëse ky planifikim nuk është publikuar akoma, ky funksionar parashikoi se biznesi elektronik do të hyjë në zhvillimin masiv në Kinë.

(……1 Gao Xinmin)

"Aspekti i parë është ndërtimi i ndërmarrjeve, që do të thotë ndërmarrjet tradicionale të ndryshojnë mënyrën e prodhimit, e biznesit dhe të shitjes, duke shfrytëzuar biznesin elektronik. Aspekti i dytë është zhvillimi i shërbimeve për biznesin elektronik, veçanërisht të krijohen platforma shërbimi për biznesin elektronik. Aspekti i tretë është përsosja e mjedisit të përgjithshëm në përkrahje të zhvillimit të biznesit elektronik, duke përfshirë këtu mënyrën e pagesës, logjistikën, besueshmërinë dhe mjedisin e sigurisë."

Në fakt qeveria kineze ka bërë shumë punë në nxitjen e biznesit elektronik. Zyrtarja e Ministrisë kineze të Tregtisë për biznesin elektronik dhe informatizimin, zj. Zhang Peidong, u shpreh se blerja në internet ka perspektivë të madhe në Kinë dhe tani normalizimi i zhvillimit të biznesit elektronik është bërë puna e rëndësishme për administratën përkatëse të qeverisë.


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China