PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Normalizohet ngritja e normës së interesit për depozitat në RMB
2011-05-26 19:36:56 cri komenti juaj Printoni

Specialistët e tregut parashikuan se për një periudhe afatgjatë inflacioni do të lëkundet afër nivelit 5%. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Kryesmkonomisti i Bankës Qendrore të Kinës, Cao Yuanzheng tha: "Pasiguria ekziston ende. Politikat e shtrënguara si shtimi i interesave apo rritja e normës bazë të interesit për depozitat në RMB etj; janë të parashikuara."

Në fakt, në mbledhjen e Këshillit të Shtetit që u mbajt në prill të këtij viti, nënvizohet përmirësimi i likuiditetit, ruajtja e ritmit të financimeve shoqërore, përdorimi i tregut të hapur, normat e interesit për depozitat në RMB dhe nivelin e çmimeve, për të përmirësuar më tej sistemin e kursit të këmbimit valutor të RMB-së. Sipas qeverisë kineze, këto masa do të ndikonin në forcimin e elasticitetit të kursit të këmbimit valutor dhe eliminimin e kushteve monetare inflacioniste.

Ekspertët mendojnë se rritja e normës së interesit për depozitat në RMB dhe rifillimi i emetimit të letrave me vlerë me afat 3-vjeçar maturimi, tregojnë se Banka Qendrore e Kinës, e konsideron relativisht serioze, likuiditetin e tepërt, që ekziston sot në treg.

Sipas statistikave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, suficiti tregtar i Kinës në prill të këtij viti arriti në 11 miliardë dhe 430 milionë dollarë amerikanë, duke kaluar parashikimin e tregut. Pa dyshim, shtimi i suficitit do të shtojë sasinë e monedhave bazë të Bankës Qendrore.

Kryeekonomisti Cao thotë se momentalisht kursi i këmbimit valutor është afërisht 6.5%, që do të thotë se mbi 11 miliardë dollarë amerikanë konvertohen në mbi 70 miliardë jaunë. "Banka Qendrore do t'i investojë këto dollarë jashtë. Në të tilla, kushte, sasia e furnizimit me monedha bazë është shtuar. Por kjo ka sjellë rritjen e çmimeve të mallrave të konsumit".

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China