Banka Qendrore e Kinës, vendosi të rrisë përsëri me 0.5% normën bazë të interesit për depozitat në monedhën kineze (RMB), që nga 18 maji i vitit 2011. Kjo është hera e pestë që banka ngre normën e interesit për depozitat në RMB, që nga fillimi i vitit 2011.
Sipas përllogaritjeve, pas koordinimit të kësaj here, fondi rezervë i bankave do të arrijë në mbi 370 miliardë juanë. Specialistët mendojnë se ky veprim ka për qëllim rritjen e likuiditetit dhe mbajtja nën kontroll e inflacionit. Rritja e normës bazë të interesit për depozitat në RMB, është kthyer tani në një mjet të përhershëm kontrolli.
Në fillim ta majit, Agjenica kineze e Statistikave, lajmëroi një rritje me 5.3% të indeksit të përgjithshëm të çmimeve CPI, në krahasim me njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky nivel tregon një ulje të treguesit në krahasim me nivelin e rritjes gjatë muajit mars të këtij viti. Por përsëri inflacioni mbetet i lartë, duke ruajtur ende nivelin mbi 5%.