PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tregu i automjeteve i Kinës vazhdon të ritet
2011-05-13 19:39:07 cri komenti juaj Printoni

Krahas rritjes së vazhdueshme të aftësisë krijuese, markat kineze të automjeteve, kanë fituar edhe simpatinë e konsumatorëve. Tani, disa kompani të mëdha të prodhimit të automjeteve në Kinë kanë krijuar vendin e tyre në treg ku disa modele automjetesh, kanë tërhequr vëmendjen e konsumatorëve ndërsa shitjet janë rritur vazhdimisht.

Jo vetëm markat lokale që kanë shtuar investimet por edhe kompanitë me investime të përbashkëta, kanë zënë vend në tregun e automjeteve të kategorisë së mesme dhe të ulët. Shumica e kompanive me investime të përbashkëta kanë krijuar qendrat e tyre të posaçme të kërkimit në Kinë.

Potenciali i kësaj industrie nxori edhe një herë në pah vitalitetin e madh i tregut kinez, që ka nxitur kompanitë kineze dhe të huaja të prodhimit të makinave, të rritin shitjet. Sasia e prodhimit të automjeteve në Kinë për vitin 2010 ishte 23.5% e totalit të prodhuar në mbarë botën. 10 vjet më parë Kina prodhonte më pak se 5% të automjeteve në rang botëror. Por sot Kina u bë vendi i parë i prodhimit dhe i shitjes së automjeteve në botë.

Para tregut të gjerë të automjeteve të Kinës, kompanitë ndërshtetërore të prodhimit të makinave kanë zbatuar aktivisht strategjinë e tyre të zhvillimit dhe kanë zgjeruar tregun me teknologji të përparuar dhe me çmim më të ulët të shitjes.

Megjithëse shitja e automjeteve kineze është rritur, përsëri teknologjia e kompanive vendase mbetet ende e prapambetur. Këto kompani nuk kanë hyrë në tregun e automjeteve luksoze. Por për shkak të avantazhit në çmim, kompanitë kineze, kanë preferuar të shtojnë sasinë e prodhimit duke u futur në tregun e qyteteve të mesme dhe të vogla të Kinës.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China