PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tregu i automjeteve i Kinës vazhdon të ritet
2011-05-13 19:39:07 cri komenti juaj Printoni

Markat kineze të automjeteve duket se kanë zënë vend në treg. Nga 21 deri 28 prill u organizua në Qendrën e ekspozitës ndërkombëtare të Shangait, Ekspozita e 14-të ndërkombëtare e industrisë së automjeteve.

Sipërfaqja e kësaj ekspozite arriti në 230 metra katrorë, duke u rritur 35% në krahasim me ekspozitën e mëparshme. Aktiviteti mblodhi së bashku prodhuesit kinezë dhe të huaj të automjeteve të dy mijë kompanive nga 20 vende të botës. "Inovacioni dhe e ardhmja" ishte tema kryesore e shfaqjes.

Gjatë ekspozitës, u pa një grumbullim i vizitorëve kryesisht në tre pavijone: Pavijoni i veturave luksoze; pavijoni i automjeteve me energji të re, që tërhoqi vëmendjen e shumë prodhuesve dhe konsumatorëve; pavijoni i markave kineze, që tërhoqi gjithashtu interesin e publikut.

Zoti Sia ishte një blerës në ekspozitë: "Unë kam mbledhur 200 mijë juanë, për të blerë një veturë kineze. Sipas meje, çmimi i veturave kineze është shumë i leverdishëm dhe pamja e jashtme gjithashtu e bukur."

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China