PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BYD zhvillon me forcat më të mëdha automjetet me energji të reja
2011-04-14 19:40:50 cri komenti juaj Printoni

Me përparësinë teknike dhe idenë e qartë për zhvillim, shoqëria BYD ka tërhequr vëmendje në botë dhe zhvillimi i saj në automjete me energji të reja konsiderohet si degë me perspektivë. Në vitin 2008, investuesi i famshëm amerikan Warren Buffet, që quhet "zoti i aksioneve", harxhoi 1.8 miliardë dollarë hongkongasë për blerjen e 10% të aksioneve të kësaj shoqerie. Ndërsa në vitin 2009, aksionet e shoqerisë BYD në tregun aksionar hongkongas pati një ngritje maksimale prej 650%. Agjencisa amerikane të lajmeve "Bloomberg News" e vlerësoi si shoqeri me paraqitjen më të mirë në tregun aksionar të Azisë gjatë krizës financiare.

Shoqëria Aksionare, "Midamerican Energy Holdings Company", i varur nga Buffeti, përgjigjet kryesisht për investimet strategjike në BYD. Kryetari i bordit drejtues të kësaj shoqërie, David Sokol tha se pas kontakteve me disa biznesmenë të uzinave të prodhimit të automjeteve në Kinë, BYD-ja i la atij një përshtypje shumë të mirë.

"BYD-ja ka arritur suksese të dukshme brenda një periudhe të shkurtër. Unë bisedova me disa klientë të BYD-së dhe vura re se ata bënë vlerësime të larta për markën e saj."

BYD-ja e ka përcaktuar orientimin për zhvillimin e automjeteve me energji të reja dhe do të gjejë rrugë të reja për zhvillimin e automjeteve kineze me markë të pavarur.(Sihai)


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China