PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BYD zhvillon me forcat më të mëdha automjetet me energji të reja
2011-04-14 19:40:50 cri komenti juaj Printoni

Në vitin 2009 Kina zuri vendin e parë për prodhimin dhe konsumin e automjeteve në botë. Ndërkohë, pas zhvillimit shumëvjeçar, industria kineze e automjeteve me marka të pavarura kineze, ka përcaktuar forma dhe orientime të ndryshëm të zhvillimit, duke këmbëngulur në novacionin autonom në teknologji dhe në standard. Shoqëria BYD është përfaqesuese e ndërmarrjeve kineze të automjeteve me marka të pavarura. Si një e re në fushën e automjeteve, Shoqëria BYD ka grumbulluar shumë përvojë dhe epërsi në drejtim të prodhimit të baterive dhe të industrisë së prodhimit, duke e vlerësuar gjithmonë zhvillimin e automjeteve me energji të reja si objektivin e vet të zhvillimit dhe duke dëshiruar të gjejë rrugë të reja në këtë fushë.

Me keqësimin e gjendjes së mungesës së energjisë dhe të ndotjes së mjedisit, thelbi i zhvillimit të industrisë së automjeteve në botë po bëhet mbrojtja e mjedisit, kursimi i energjisë etj. Tani shumë ndërmarrje po fillojnë reformën në sistemin e furnizimit me energji të automjeteve dhe kanë parashtruar shumë projekte zgjidhjeje, si automjetet me bateri, automjetet hibride me bateri dhe me karburant etj. Ndër këto projekte, prodhimi i automjeteve me bateri është një orientim më i mirë zhvillimi. Pikërisht Shoqëria BYD ka epërsinë e vet në këtë drejtim. Para hyrjes së saj në fushën e industrisë së automjeteve, BYD-ja ka qenë një ndërmarrje e prodhimit të baterive. Pas krijimit në fillim të viteve '90 të shekullit të kaluar, kjo shoqëri ka kaluar një zhvillim mbi 10-vjeçar. Në vitin 2006 ajo u bë pararoja e industrisë së prodhimit të baterive e mbarë botës, duke zënë 30 % të tregut të baterive të celularëve në shkallë botërore. Kështu që tani Shoqëria BYD është bërë një ndërmarrje që prodhon kryesisht automjete me energji të reja, duke shfrytëzuar epërsinë e vet teknologjike në bateri. Zv.drejtori i komisionit të specialistëve pranë Shoqatës së Industrisë së Automjeteve të Kinës, z. Rong Hui Kang, tha:

"Qysh nga viti 2004 unë parashtrova perspektivën e zhvillimit për BYD-në. Në atë kohë BYD-ja dëshironte të prodhonte makina me bateri. Bashkia e qytetit Shenzhen na ftoi që të bëjmë analizën për planin e saj të zhvillimit të prodhimit të automjeteve me bateri dhe ne shprehëm njëzëri përkrahjen për këtë plan. Bateria është kyçi i automjeteve me bateri. Tani BYD-ja ka krijuar një fabrikë të prodhimit të baterive dhe duhet të bëjë shumë përpjekje në drejtim të teknologjisë. Cilësia e baterive të automjeteve me bateri të BYD-së është e nivelit botëror."

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China