PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Intervista e z. Bujar Domi për RJK-në
2010-10-14 20:28:09 cri komenti juaj Printoni

Zh. - A mund të na thoni disa nga përshtypjet tuaja mbi zhvillimet e fundit të Kinës pasi ju keni qenë personalisht në Pekin dhe Guangzhou. C'mund të na thoni rreth kësaj cështje?

B. D. - Po, unë kam vizituar shumë shtete sipas natyrës së punës sonë, por kam disa kohë që vij më shumë për informacione tregtare kryesisht në zonën e jugut ku është e përqendruar më shumë edhe pjesa më e madhe e eksporteve të Kinës. Përvec zhvillimit të jashtëm që duket, shikoj edhe në konjukturën ekonomike të Kinës që po bëhet gjithnjë e më shumë e zhvilluar nëpërmjet panaireve shumë të fuqishme ndërkombëtare, po bëhet qendër e interesimit për shumë biznese ndërkombëtare në të gjitha fushat, qoftë në panairet e Kantonit që janë të përvitshme, qoftë edhe në panairin e fundit të Shangait që tregon gjithnjë e më shumë ngritjen e nivelit teknologjik, të importeve dhe të eksporteve të Kinës. Kjo tregon që është rritur interesimi i dyanshëm midis Kinës dhe shteteve të fuqishme të botës si Amerika, Evropa etj., ku nëpërmjet ndikimit reciprok të teknologjive e mallrave con në një konjukturë të re globale ekonomike që i shërben zhvillimit të mëtejshëm ndërkombëtar

Zh. - Sa herë e keni vizituar Panairin e Guangzhout?

B.D. – Po, unë kam qenë këto tre vitet e fundit edhe në panairet e mëdhaja që zhvillohen në pranverë e vjeshtë po ka dhe një numër shumë të madh panairesh të specializuara sipas fushave ekonomike që mund të jenë ndonjëherë më interesante për bizneset e ndryshme pasi panairet e mëdha janë kryesisht për biznese shumë te mëdhaja, kurse për nivelin e shtetit tonë ose për të tjera vende mund të ketë panaire më të specializuar që kryejnë mundësinë për një shkëmbim mallrash me një kapacitet më të vogël dhe që janë më të mundshëm e më të prekshëm për ekonomitë e vendeve të vogla.

Zh. – Po këtë herë, kë nga panairet vizituat?

B.D. - Kësaj radhe isha në një panair në Guangzhou për teknologjinë e lëkurës dhe industrisë së prodhimit të këpucëve, përpiqem të marr informacione në këtë fushë dhe t'ua përcjell kolegëve të mi pasi jo të gjithë për shkak të distancës së largët, kanë mundësi që të marrin pjesë në këto panaire. Kështu, lindi nevoja që personat që janë të interesuar të mbledhin informacione e në të ardhmen kjo do të jetë një dicka më e organizuar nga panaire të ndryshme dhe që mund te publikohen qoftë edhe nëpërmjet Radios së Jashtme të Kinës në bashkëpunim me Dhomën e Jashtme të Tregtisë e Shqipërisë ku mund të shkëmbehet një informacion më i hollësishëm që të kenë mundësi bizneset shqiptare duke studiuar me me hollësi si edhe të organizohen udhëtime turistike me qëllime ekonomike për t'i njohur tregtarët me zona të Kinës të panjohura më parë nga ata.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China