PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Intervista e z. Bujar Domi për RJK-në
2010-10-14 20:28:09 cri komenti juaj Printoni

Zh. - A i keni lexuar informacionet mbi panairet që janë publikuar në faqen e internetit të Radios së Jashtme ?

B.D. - Faqen e Radios së Jashtme e kam parë por të them të drejtën Kina ka shumë panaire të specializuar dhe duhet një kërkim shumë specifik në internet. Mendoj se duke pasur një zyrë të posacme e njerëz të specializuar në Pekin ose në jug ku zhvillohen më shumë panairet, mund të jepet një informacion paraprak më i hollësishëm, mund të botohet ndonjë broshurë që njerëzit të jenë më të informuar pasi për shkak të shpenzimeve të mëdha që ka udhëtimi me qëllim që të realizohet qëllimin e vizitës që ata duan të kryejnë në Kinë.

Zh. - Pra ju interesoheni më shumë për panairet e specializuar për ndërrmarrje apo biznese të vogla apo jo?

B.D. - Mendoj se niveli i ekonomisë shqiptare nuk priret të shkojë drejt gjigandëve ekonomikë që ka Kina prandaj mendoj se mund të jetë më e përshtatshme marrja e informacioneve për ndërmarrjet e nivelit të dytë ose të tretë dhe për njohjen më të mirë të zonave ekonomike të Kinës pasi dihet që Kina duke qenë një shtet i madh, zonat i ka të organizuara dmth. industria, materialet e ndertimit etj., janë të përqendruar në një zonë të caktuar, industria e drurit në një zonë të caktuar, ajo e tekstileve në një tjetër zonë dhe në bazë të këtij informacioni organizohet nje grup tregtarësh por edhe prodhuesish që kanë interes për një drejtim të caktuar, organizohen grupe sigurisht edhe në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë, që këto vizita të kenë një interes më konkret.

Zh. - Pervec informacioneve, a merreni ju me ndonjë tregti?

B.D. - Për natyrën e profesionit tim tregtinë e kam si ndihmëse, më parë jam marrë me informacionet nga panairet turke që kanë qenë më afër tregtisë me vendin tonë, i kam ndjekur periodikisht e në ditët e sotme faktikisht interesimi ka kaluar për panairet e Kinës pasi Kina është bërë një qendër shumë e rëndësishme që ndikon direkt në ekonominë botërore detyrimisht edhe në ekonominë e vendit tonë.

Zh. - Po këto informacione që merrni a ia përcillni Dhomës së Tregtisë?

B.D. – Jo, më shumë informacionet i përcjell tek persona të interesuar sipas fushave të ndryshme me broshura, me adresa interneti etj.

Zh. - A siguroni të ardhura nga informacionet?

B.D. – Po, pasi gjërat janë reciproke, kush ka interes vjen e pasi lidhemi me tregtarët që mund të kenë nevojë për shoqërime për informacion më të saktë etj., me qëllim që ata të binden që kjo inisiativë ia vlen të realizohet edhe më tej mund të sjellë përfitime të dyanshme ekonomike.

Zh. - A ka shumë tregtarë apo biznesmenë që interesohen për Kinën aktualisht?

B.D. - Aktualisht, sic ndodh në të gjithë botën, të gjitha bizneset i kanë sytë nga Kina për cdo ide që mund të kenë apo mall gjëja e parë që u shkon në mendje është të shohin konjukturën kineze për atë mall. Pasi dihet që edhe firmat e fuqishme ndërkombëtare tani i bëjnë investimet në Kinë për shkak të kostos por edhe për shkak të tregut të shumëllojshëm kinez kanë më leverdi me Kinën. Të njëjtin mall, duke pasur një prodhim më të lirë me një sasi më të madhe, mund ta nxjerrin me cmim më të ulët dhe mund të konkurojnë në treg.

Ka pasur raste të takoj shumë prodhues nga Italia, Gjermania etj., që dikur bizneset e tyre i kanë pasur në vendet e tyre dhe i kanë transferuar investimet në zona të ndryshme të Kinës me bashkëpronarë kinezë dhe forma të tilla si këto.

Zh. - Me sa di une djali juaj studion gjuhën kineze në Pekin, ju keni investuar për të. A mund të dimë arsyet?

B.D. –Erioni pasi ka marrë një specializim paraprak në Itali, por sic e përmenda dhe me sipër sytë e botës janë drejtuar drejt Kinës, dhe duke parë që e ardhmja i takon asaj, e pamë të arsyeshme që djali të marri një informim më të plotë fillimisht të gjuhës kineze e më pas me kulturën kineze. Thelllimi në këto fusha është një bazë më e sigurtë për të ardhmen, për një strategji më të mirë në drejtim të formimit më të plotë profesional në interes si të familjes sonë po ashtu edhe të një spektri më të gjerë.

Zh. – Sipas largpamësisë suaj, a mendoni që partneriteti mes Kinës dhe Shqipërisë do të zhvillohet më tej ?

B.D. - Sigurisht, kjo gjë u vu re në pak vite nga konjuktura që Shqipëria kishte me Turqinë e me vendet fqinje vihet re një rritje e ndjeshme e nivelit të marrëdhënieve, por është dhe një interes reciprok pasi edhe Kina ka interes që informacioni mbi zvhillimin e saj ekonomiko-kulturor në një farë mënyre të pasqyrohet jo vetëm brenda saj por edhe jashtë. Pra, të njihet e të promovohet, që do t'i shërbejë strategjive të saj në konjukturën ekonomike botërore.

Kina shihet si një faktor pozitiv si në drejtim të mirëqënies së vendit tonë ashtu edhe në investimet e ardhshme që Shqipëria do të ketë nevojë por edhe që Kina ka ndërmend të investojë qoftë në vendet e zhvilluara, qoftë në Shqipëri.

Uroj që në të ardhmen ndikimi i kësaj politike ekonomike pasimi që do të afrojë më shumë 2 vendet të ketë një ndikim më pozitiv i cili do të ndikojë edhe në atmosferën ndërkombëtare.

ZH.- Ju faleminderit !

B.D. - Ju faleminderit edhe juve për mundësinë që më dhatë për të shprehur opinionet e mia.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China