Nisma "Një brez, një rrugë," i referohet Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe Rrugës Detare të Mëndafshit të shekullit të 21-të, që pritet të kontribuojnë në forcimin e tregtisë ndërkombëtare dhe të lidhjeve ekonomike. Nismat janë propozuar nga kreu i Shtetit i Kinës Xi Jinping, kur vizitoi Azinë Qendrore dhe Azinë Juglindore në shtator dhe tetor të vitit 2013.
Investimet kineze në vendet e Europës Qendrore e Lindore po kapin maja të reja. Firmat kineze kanë investuar mbi 5 miliardë dollarë amerikanë në këtë rajon në sektorë si energjia, infrastruktura dhe industria e makinave, duke synuar dhe investimet e gjelbra.
Përveç tregtisë së mallrave, ka njohur rritje tregtia ndërkufitare elektronike, por edhe artikuj si birra, vera, çokollata si dhe artikujt kozmetikë të prodhuara nga vendet e Europës Qendrore e Lindore.
CargoPM.Com është një platformë e tregtisë elektronike me seli në Ningbo, e cila ka krijuar partneritet me mbi 500 firma logjistike nga e gjithë bota, me një total prej 150 mijë porosish në ditë. Kompania synon një bashkëpunim më të madh me vendet të Europës Qendrore e Lindore. (Leftion Peristere)