20150630Produktet2 |
Me shfaqjen e një numri të madh produktesh filloi të hënën në Ningbo të provincës Zhejiang të Kinë Lindore, Panairi i Investimeve dhe Tregtisë midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore.
Me 131 marrëveshje bashkëpunimi mes afro 200 kompanive nga 16 vende të Europës Qendrore dhe Lindore dhe rreth 300 kompanive kineze, panairi është një mjedis i begatë tregtar dhe investimesh. "Potenciali i partneritetit është i madh," tha Jang Jiechi, këshilltari i Shtetit i Kinës në hapje të Forumit për Zhvillim e Bashkëpunim.
Vendet e Europës Qendrore e Lindore përbëjnë lidhje thelbësore e nismës "Një brez, një rrugë," që do të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen ekonomike të rajonit.