Gjatë fjalimit, numri dy i diplomasicë theksoi përmirësimin e mjedisit të investimeve në Shqipëri, ndërsa nënvizoi miratimin e ligjit të ri për mbrojtjen e investimeve të huaja dhe hapjen e tre zonave të lira ekonomike.
Ai tha se Shqipëria po përpiqet të lidhë tregun e saj me atë të rajonit për të zgjeruar zonën e veprimit dhe thitjen e më shumë investimeve të mëdha të huja, ndër të tjera edhe ato të Kinës.
Gjithashtu Belortja kërkoi përmirësimin e dialogut dypalësh dhe nënvizoi se vizita e spikerit të parlamentit, zotit Ilir Meta, do të ndikojë pozitivisht marrëdhëniet dypalëshe.
Ne shpresojmë se pala kineze do të bëjë më shumë për të përmirësuar mekanizmat e financimit për mbështetjen e zbatimin të nismave. Mendoj se ekzistojnë disa sfida të vërteta përballë nesh, trajtimi i të cilave me realizëm do të garantojë suksesin," tha ai. (Leftion Peristeri)