20150630Video_2 |
Shqipëria bëri thirrje për përmirësimin e dialogut si dhe të mekanizmave që financojnë nismën e bashkëpunitmit të Kinës me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore dhe atë "Një Brez, një rrugë.
Thirrja erdhi nga koordinatori i Shqipërisë për nismën e bashkëpunimit të Kinës me vendet e Europës Qendrore e Lindore Selim Belortaja, i cili drejtua me një fjalim Konferencës së Bashkëpunimit të Turizmit në Ningbo.
Ai kërkoi më shumë dialog dhe mirëkuptim të ndërsjellë për të pasur një bashkëpunim të suksesshëm dhe përballuar sfidat e së ardhmes.
Përveç bashkëpunimit klasik, Shqipëria dhe Kina punojnë brenda nismës "Një brez, një rrugë," dhe asaj "16+1", që është bashkëpunimi me vendet e Europës Qendrore e Lindore.
Kina është partneri i tretë tregtar i Shqipërisë me një vëllim të barabartë me 360 milionë euro. Shtatë kompani të mëdha kineze veprojnë në Shqipëri në sektorin e minierave, energjisë, infrastrukturës rrugore etj.
"Shqipëria mbetet mbështetëse e çdo nisme që sjell përfitime të ndërsjella për ekonomitë dhe popujt tanë," tha Belortaja, duke shtuar se nisma "Një brez, një rrugë," do të jetë në një linjë me procesin e integrimit europian.