Nga ana e saj presidentja e Argjentinës vuri në dukje se të dyja vendet kanë shumë të përbashkëta, ndaj marrëdhëniet dypalëshe kanë domethënie strategjike dhe globale. Sipas saj, partneriteti strategjik mes Kinës dhe Argjentinës i shërben thellësisht interesave të të dy vendeve dhe popujve dhe çon përpara demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Argjentina ishte stacioni i dytë i turit të vizitave në 4 vende latinoamerikane të presidentit të Kinës Xi Jinping, pas të cilës ai do të vizitojë Venezuelën dhe Kubën. (Eda Merepeza)