Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologia e tij argjentinase, Cristina Fernandez de Kirchner ndanë të njejtin mendim për shtimin e marrëdhënieve dypalëshe, drejt një partneriteti strategjik.
Të dy presidentët njoftuan për marrëveshje të mëdha ekonomike në Buenos Aires, përfshirë dhe financimin nga qeveria kineze të dy digave hidroelektrike në këtë vend. Duke theksuar se Kina dhe Argjentina janë dy vende në zhvillim, presidenti Xi tha se në këtë fazë ato duhet të thellojnë bashkëpunimin, në mënyrë që të përballojnë sfidat në rrugën e përbashkët të zhvillimit.