Bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta është kyçi i marrëdhënieve kino-europiane. Kështu u shpreh kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping gjatë një takimi të hënën në Bruksel me kryetarin e Komisionit Europian Jose Manuel Barroso.
Xi theksoi se të dyja palët duhet të shfrytëzojnë mirë mundësitë e sjella me rastin e zhvillimit të Kinës dhe mëkëmbjes ekonomike në Europë, dhe të kenë një bashkëpunim dypalësh më të gjithanshëm, më të fuqishëm dhe më modern.
Kryetari i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso u shpreh nga ana e tij se BE-ja dhe Kina kanë marrëdhënie strategjike që ndodhen para një prirjeje të mirë zhvillimi. BE-ja e falënderon Kinën për mbështetjen e dhënë gjatë krizës. BE-ja e mbështet zhvillimin dhe lulëzimin e Kinës, duke u kushtuar vëmendje masave të saj të hapjes dhe reformës. "BE-ja është e gatshme që të ngrejë nivelin e tregtisë dhe investimeve me Kinën dhe për zgjidhjen në mënyrë të përshtatshme të mosmarrëveshjeve tregtare nëpërmjet bisedimeve," theksoi Barroso. (Jiang Lei/Artani)
Linke:
Xi Jinping takohet me kryeparlamentarin europian Martin Schulz
Xi Jinping takohet me Herman Van Rompuy