Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping pati të hënën një takim me kryetarin e Parlamentit Europian Martin Schulz.
Xi Jinping theksoi se besimi reciprok është baza e marrëdhënieve kino-europiane. Megjithëse Kina dhe BE kanë zgjedhur rrugë të ndryshme, paqja dhe lulëzimi i vazhdueshëm është synimi i përbashkët i të dy palëve, vuri në dukje Xi. "Zhvillimi i shpejtë i Kinës ka vërtetuar që rruga jonë, sistemi ynë dhe modeli i tanishëm përshtaten me gjendjen e Kinës. Kemi besim të vendosur, por nuk ia mbyllim derën botës së jashtme. Jemi të gatshëm që, në bazë të respektit reciprok dhe trajtimit të barabartë, të zhvillojmë dialog me BE-në, për të shtuar njohjen, besimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë," tha kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping.
Kreu i Parlamentit Europian Martin Schultz u shpreh se Kina është një vend i madh dhe që ka arritje të mëdha. Parlamenti Europian e vlerëson vendosmërinë e Kinës për reforma dhe beson që marrëdhëniet kino-europiane ndodhen përpara rasteve shumë të mira. "Forcimi i bashkëpunimit dypalësh ka rëndësi të madhe jo vetëm për të dy palët tona, por edhe për Europën, Azinë dhe mbarë botën. Parlamenti Europian mbështet dialogun me Kinën, për të shtuar njohjen e ndërsjelltë dhe për të thelluar partneritetin Kinë-BE," theksoi Schultz. (Jiang Lei/Artani)