Vizita e presidentit kinez Xi Jinping në Europë në fund të këtij muaji do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet Kinë-Europë, tha ministri i jashtëm Wang Yi të shtunën.
Doku folur për gazetarët gjatë punimeve të Asamblesë Popullore Kombëtare, Wang tha se Europa ka prioritet në diplomacinë e Pekinit.
"Vizita e presidentit Xi Jinping do të jetë një gjest i madh diplomatik që do të hapë me siguri një faqe të re historike në marrëdhëniet kino-europiane," theksoi Wang.
Ai shtoi se Kina do të përmirësojë komunikimin strategjik me homologët europianë në çështjet ndërkombëtare, dhe do të punojnë së bashku me Europën për të promovuar demokracinë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe një botë shumë-polare. (Vera/Leftion Peristeri)
Linke:
Wang Yi: "Marrëdhëniet kino-ruse do të ruajnë nivelin e e lartë"
Wang Yi: "Kina zhvillon takimin për Afganistanin"
Wang Yi: "Të vendosur për të ruajtur sovranitetin e Kinës"
Wang Yi: "Japonia duhet të përballet me të kaluarën"
Wang Yi: "Kina do të luajë rolin e vendit të madh"