Kina do të zhvillojë për herë të parë mbledhjen e ministrave të Jashtëm për Afganistanin.
Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u shpreh se Pekini dëshiron të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar për të nxitur aktivisht pajtimin politik dhe rindërtimin e Afganistanit.
"Njëkohësisht pala kineze dëshiron të bashkëpunojë së bashku me vendet fqinje duke përfshirë edhe Afganistanin për të luftuar terrorizmin," theksoi Wang. (Vera/Leftion Peristeri)