Astronautët në bordin e anijes kozmike "Shenzhou-10" do t'u japin leksione studentëve nëpërmjet një video-je live gjatë kohës së tyre në orbitë, bëri të ditur të hënën Wu Ping, zëdhënësja e programit të fluturimeve hapësinore me kozmonautë të Kinës.
Kjo është hera e parë që astronautët kinezë japin leksione për studentët e shkollave të mesme dhe fillore, shtoi Wu gjatë një konference shtypi.
Anija kozmike "Shenzhou-10" pritet të lëshohet në orën 5:38 të së martës me orën e Pekinit.
Wang Yaping, astronautja e vetme në misionin e kësaj here dhe e dyta austronaute pjesëmarrëse në misionin e fluturimeve hapësinore me kozmonautë e Kinës do të bëhet pedagogia e parë në hapësirë.
Wang do të demonstrojë gjithashtu leksionin e saj nga orbita, si dhe do të ndërveprojë me studentët dhe mësuesit në Tokë.
Leksioni ka për qëllim shtimin e frymëzimit për universin dhe shkencën, tha Wu, duke shtuar se tashmë planet për këtë leksion janë kryer në koordinim me Ministrinë e Arsimit, Shoqatën e Kinës për Shkencë dhe Teknologji dhe Televizionin Qendror të Kinës. (Albana)
Anija kozmike "Shenzhou 10" lëshohet me sukses
Xi Jingping takon kozmonautët e "Shenzhou 10"
"Shenzhou 10", zhvillohet ceremonia e lëshimit
Astronautët e "Shenzhou-10" japin konferencën e parë për shtyp
Anijes kozmike "Shenzhou-10", leksione nga orbita
Kina do të lëshojë të martën anijen kozmike "Shenzhou-10"