PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shtyrja e moshës së pensionit, prirje e pashmangshme
2012-07-04 17:33:49 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit një zyrtar i Ministrisë kineze të Burimeve Njerëzore dhe të Sigurimeve Shoqërore u shpreh se shtyrja e moshës së daljes në pension është një prirje e pashmangshme dhe shteti do të nxjerrë në kohën e përshtatshme një politikë elastike lidhur me fondin e pensioneve.

Politika e tanishme e moshës së daljes në pension në Kinë u hartua në vitet '70 të shekullit të kaluar. Sipas saj, mosha e pensionit për burrat është 60 vjeç, ndërsa për femrat 50 deri në 55 vjeç, teksa jetëgjatësia mesatare e kinezëve në atë kohë ishte vetëm 50 vjet. Por, me zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, sot jetëgjatësia në Kinë është rritur në 73.5 vjet.

Lidhur me këtë çështje, profesori i Shkollës së Menaxhimit Publik të Universitetit Renmin Xie Ming thotë:

"Përballë sfidave si mungesa e fondit të pensioneve, plakja e popullsisë, ulja e lindshmërisë dhe rritja e jetëgjatësisë, shtyrja e moshës së daljes në pension për ne është një gjë e pashmangshme."

Edhe mbi 170 vende të tjera të botës që kanë krijuar skema të sigurimeve shoqërore të pleqërisë, po përballen me krizën e gjetjes së fondeve dhe shumica kanë vendosur ta zgjatin moshën e pensionit deri në 65-67 vjeç.

Megjithëse ky veprim sjell shumë përfitime, ka nga ata që dyshojnë dhe kanë opinion të kundërt. Disa shqetësohen se një gjë e tillë mund të ulë ofertën e vendeve të punës dhe do ta acarojë kështu çështjen e punësimit.

Profesor Xie Ming mendon që opinionet e ndryshme në fakt pasqyrojnë diferencën e interesave të njerëzve me sfonde të ndryshme shoqërore dhe profesionale. Ai këshillon që, para se të nxirret politika përkatëse, qeveria të dëgjojë zërat e ndryshëm të publikut.

Ministria e Burimeve Njerëzore dhe e Sigurimeve Shoqërore po e studion këtë çështje dhe do të hartojë një politikë në këtë drejtim duke u mbështetur në përvojën e vendeve të tjera dhe në gjendjen konkrete të Kinës. (Wang Xianya/Artani)

 

Rubrika<<<
Kur duhet të dalim në pension?

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China