Monday  Apr 14th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dy sesionet-Kina merr masa aktive financiare në 2012
2012-03-13 16:50:30 cri komenti juaj Printoni

Guvernatori Zhou flet për kursin e këmbimit të juanit

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kinës, Zhou Xiaochuan, thotë se deficiti tregtar në dy muajt e parë të këtij viti dhe impakti mbi kursin e këmbimit të juanit, është një gjë e mirë për vendin. Duke folur në konferencën vjetore për shtyp, guvernatori tha se marrëdhënia mes ofertës dhe kërkesës në treg po luan një rol në rritje në vendosjen e kursit të këmbimit të monedhës kineze.

"Teksa kursi i këmbimit i afrohet pikës së balancës, kërkesa e tregut dhe oferta do të luajnë një rol më të madh. Niveli i pjesëmarrjes dhe ndërhyrjes së Bankës Qendrore, do të ulet në vijimësi".thotë Zhou.

Kina gjithashtu premton të menaxhojë rerzervat në valutë, në masën 3.2 trilionë dollarë në mënyrë më të dobishme, për të pasur më shumë rezultate efektive. Ndërkohë Zhou Xiaochuan tha se ka vend për të lehtësuar dhënien e kredive nga bankat për mbështetjen e rritjes ekonomike, por nuk dha detaje të mëtejshme.

"Tani norma e rezervës bankare është më shumë se 20%. Në fund të viteve '90 kjo ishte vetëm 6%. Kur shohim vendet e tjera, në disa raste norma është edhe më e ulët. Në të njëjtën kohë duhet të shohim mundësitë për përshtatje; me fjalë të tjera të shohim se në çfarë niveli është likuiditeti i tregut", tha Zhou. (Ardi Pulaj)


1 2 3
Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China