PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dy sesionet 2012-ekonomia kineze përballon shanse dhe sfida
2012-03-06 16:24:29 cri komenti juaj Printoni

Ekonomia kineze, më shumë shanse se sfida

Në të ardhmen, zhvillimi ekonomik i Kinës do të përballet me më shumë shanse se sfida. Kështu deklaroi Li Zhaoxing, zëdhënës i sesionit të 5-të të legjislaturës së 11-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. Ai theksoi në një konferencë për shtyp se Kina është e gatshme që të përballojë krizën financiare bashkë me komunitetin ndërkombëtar.

Li Zhaoxing tha se gjatë zhvillimit ekonomik dhe reformës në këtë drejtim, Pekini përballon shanset dhe sfidat e reja. "Në përgjithësi, kemi më shumë shanse se sfida. Kam një ndjenjë që do të përballojmë më shumë vështirësi dhe pengesa, kur të thellojmë reformat. Problemet janë më të hollësishme dhe më të ndërlikuara", tha ai.

Li Zhaoxing u shpreh gjithashtu se vitet e fundit, Kina ka patur përparime të dukshme në disa fusha të rëndësishme, si përmirësimi i situatës dhe strukturës ekonomike në mënyrë të vazhdueshme, ambientit për zhvillimin e sektorit privat, reformat mbi sistemin financiar dhe tatimor si dhe reforma në sistemin financiar.

Li Zhaoxing theksoi se duhet të kihet parasysh situata e tanishme ndërkombëtare dhe gjendja serioze e krizës financiare. Megjithëse kjo krizë nuk është krijuar nga Kina, por për interesat e përbashkëta të popullit kinez dhe të gjithë botës, Kina është e gatshme që të përballojë ndikimet e krizës bashkë me vendet e tjera, tha Li. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)

Jia Qinglin: "Ndyshimi i mënyrës së zhvillimit ekonomik, urgjent!"

Të shpejtohet ndryshimi i mënyrës së zhvillimit ekonomik, të çohet përpara rregullimi strategjik në strukturën ekonomike, kjo është një procedurë me afatgjatë, si dhe një detyrë urgjente. Këtë e tha Jia Qinglin, kryetari i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.

Pasi ka dëgjuar fjalët e përfaqësuesve, Jia Qinglin tha se raporti i kryeministrit Wen Jiabao theksoi zhvillimin në mënyrë shkencore dhe ndryshimin e mënyrës së zhvillimit ekonomik. Kjo ka treguar synimin e politikave për garantimin dhe përmirësimin e nivelit të jetesës dhe është baza e përgjithshme e qeverisjes.

Jia Qinglin theksoi gjithashtu se për ndryshimin e mënyrës së zhvillimit ekonomik, duhet të rritet ekonomia reale, të përhapet koncepti për kursimin e energjisë dhe pakësimin e lëshimit të gazrave me efektin serë. Ndërkohë, duhet të zbatohen politika për zhvillimin e përbashkët të zonave urbane dhe rurale, për të formuar sa më parë një situatë të re me integrimin e qyteteve dhe fshatrave. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)

Kina inkurajon investimet popullore në banka

Asistenti i kryetarit të Komitetit Rregullator të Bankave të Kinës, Yan Qingmin tha se do të hartohen politika më të përshtatshme, për të inkurajuar dhe për të drejtuar kapitalet popullore drejt sektorit bankar, që janë një pjesë e rëndësishme përbërëse e këtij sektori.

Sipas statistikave të Komitetit Rregullator të Bankave, deri në fund të vitit 2011, ndër bankat tregtare me sistemin e aksionit dhe bankat tregtare në qytet, kapitalet popullore zunë 42% dhe 54% të kapitaleve totale. Ndërsa në institucionet e vogla dhe të mesme financiare në zonat rurale, ky nivel arriti në 92%.

Deklaratat e Yan Qingmin erdhën pasi kryeministri Wen Jiabao, në raportin e së hënës për punën e qeverisë, tha se duhet të krijohet një ambient i barabartë dhe zhvillim i përbashkët, duke lejuar dhe inkurajuar investimet popullore në sektorin financiar dhe atë hekurudhor. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)

BQK, paralajmërime për luhatjen e kursit të juanit

Guvenatori i Bankës Qendrore të Kinës Zhou Xiaochuan tha se kursi i juanit ndodhet në kushtet e luhatjes dhe se përqindja e kësaj të fundit mund të shtohet në mënyrë të përshtatshme, pa krijuar probleme.

Zhou Xiaochuan theksoi se situata aktuale tregon se kursi i këmbimit do të vendoset nga gjendja e tregut.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Statistikave të Kinës, në fund të vitit 2011, kursi i këmbimit të juanit me dollarin amerikan është rritur 5.1% në krahasim me fundvitin e 2010-s.

Në raportin e prezantuar të hënën, vihet në dukje se duhet të ruhet stabiliteti i juanit me përsosjen e sistemit me luhatjen e kursit dhe me shtimin e fleksibilitetit të monedhës kineze. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)

Kina merr masa për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve

Sivjet, Kina do të miratojë një sërë masash për të kontrolluar nivelin e përgjithshëm të çmimeve të mallrave në afro 4 për qind. Këto i tha më 5 mars, kryetari i Komisionit të Zhvillimit dhe të Reformës i Kinës, Zhang Ping.

Në një konferencë shtypi të organizuar më 5 mars nga sesioni i 5-të i Asamblesë Kombëtare Popullore të legjislaturës së 11-të të Kinës, Zhang Ping u tha korrespodentëve se Kina ka kushte të favorshme për stabilizimin e çmimeve të mallrave.

Si shembull ai mori rastet kur bujqësia fitoi për 8 vjet radhazi korrje të bollshme; rezerva e drithërave është e bollshme; rritja e derrave dhe prodhimi i zarzavateve është i qendrueshëm; rezerva e vajrave ushqimore dhe e sheqerit është e bollshme. Ai përfundoi duke thënë se Kina ka besim të plotë për kontrollin e çmimeve të sivjetshme të mallrave. (Du/Albana)

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China