PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE, thirrje anëtarëve të rrisin moshën e pensionit
2012-02-17 10:19:31 CRI Komenti juaj Printoni
Komisioni i Bashkimit Europian u bëri thirrje vendeve anëtare të rrisin moshën e daljes së pension sipas rasteve, për të përballuar tendencën në rritje të plakjes së shoqërisë, borxhet qeveritare dhe vështirësitë ekonomike të vendeve europiane.

Udhëzimet e komisionit erdhën pas publikimit të një dokumenti që flet për moshën e daljes në pension. Komisioni sugjeron lidhjen e saj me jetëgjatësinë mesatare të popullsisë. Gjithashtu sugjerohet kufizimi i pensionit të parakohshëm si edhe heqja e diferencave midis burrave dhe grave për moshën e daljes në pension.

Dokumenti propozon një sërë reformash duke shpresuar nxitjen e reformës së pensionit në vendet anëtarëve.

Popullsia e Bashkimit Europian është afërsisht 500 milionë banorë, ku 120 milionë janë pensionistë, pra 25% e popullsisë.

Nga viti 2013 do të ulet numri i njerëzve të aftë për punë dhe si rrjedhojë do të rriten shpenzimet qeveritare për asistencën dhe pensionet. Ndërkohë qeveritë e vendeve anëtare do të përballen me shumë vështirësi nga rritja e presionit për kryerjen e reformave të pensioneve. (U Sen/Leftion Peristeri)

 

Rubrika<<<
Kur duhet të dalim në pension?

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China