PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Greqia shpall masa të rrepta kursimi
2011-09-23 19:45:27 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria greke vendosi në mbledhjen e së mërkurës, 21 shtator, të zbatojë masa të tjera shtrëngimi, edhe më të rrepta se ato të mëparshme. Opinioni publik mendon se ky veprim i qeverisë është si një "pilulë" e detyruar, për të marrë këstin e fondit të shpëtimit nga BE-ja dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Masat e rrepta të kursimit të miratuara në raundin e ri parashikojnë uljen e pensioneve. Kështu ata që marrin pension më shumë se 1200 euro në muaj, shuma mbi 1200 euro do t'u ulet me 20%. Për punonjësit që dalin në pension nga kompanitë shtetërore dhe janë nën 55-vjeç, në rastin kur pensioni e tejkalon shumë 1000 euro, ulja për shumën mbi 1000 euro do të jetë 40%.

Masa të tjera kursimi lidhen me kufirin e tatimit mbi të ardhurat personale, që zbret nga 8000 euro për vit deri 5000 euro.

Një tjetër masë e qeverisë Papandreu është edhe zgjatja e tatimit mbi pronën për të paktën dy vjet.

Masa më e dhimbshme duket se do të jetë pakësimi i 30 mijë vendeve të punës në administratë brenda këtij viti. Këta zyrtarë do të kenë 12 muaj kohë për të kërkuar një punë tjetër, periudhë gjatë së cilës do të mund të marrin vetëm 60% të rrogës së tyre.

Që nga fillimi i krizës e borxhit, Greqia filloi zbatimin e masave të rrepta të kursimit të nxitur edhe nga komuniteti ndërkombëtar, por pengesa për zbatimin e tyre nuk dha efektet e parashikuara. BE-ja dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po i kërkojnë me insistim Greqisë të saktësojë masat dhe t'i zbatojë ato me kujdes. Nëse Greqia nguron të ndërmarrë masat e kërkuara, ajo rrezikon të mos fitojë këstin e radhës nga fondi i shpëtimit.

Por pas një presioni të lartë Greqia, detyrohet të ndërmarrë masa të tjera kursimi, ndërkohë edhe politikanët tani mendojnë se "gëlltitja e kësaj pilule" është e domosdoshme. Qeveria greke publikoi një deklaratë ku thotë se masat të kursimeve u dërgojnë një sinjal BE-së, FMN-së dhe tregjeve financiare, se Greqia ka dëshirën e fortë dhe aftësinë të realizojë synimin e uljes së deficitit buxhetor.

"Kjo është zgjedhja strategjike e Greqisë, ne nuk do të largohemi nga Eurozona dhe BE-ja", thotë deklarata e qeverisë.

Por Greqia është burimi i krizës së borxhit evropian dhe tregjet i kushtojnë vëmendje çdo veprimi të qeverisë greke. Mendohet se, masat e rrepta në raundin e ri të propozuara nga qeveria greke janë konkrete, të forta. Kjo tregon se, qeveria helene ka besim dhe vendosmërinë të rregullojë financat e saj. Megjithatë analistët e tregjeve besojnë se Greqia do të hasë vështirësi në pagimin e borxhit, por ndryshe nga e kaluara, ata mendojnë se nëse Greqia dhe BE-ja kanë vendosmëri, kriza e borxhit do të zgjidhet.

Nga ana tjetër, sindikatat greke i kanë kundërshtuar fort masat e kursimit.

Ekonomia greke vijon të pësojë ulje negative për 3 vjet me radhë dhe parashikohet se rënia do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

Përveç sektorit publik në Greqi, masat e shtrënguese të kursimit prekin direkt një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Rreth 750.000 njerëz janë punonjës të sektorit publik në Greqi, nga afërsisht 11 milionë që është popullsia e vendit.

Aktualisht, përqindja e papunësisë në Greqinë është 16% dhe pas zbatimit të masave të rrepta të kursimit, problemet do të jenë më të dukshme. Opinioni publik mendon se vetëm me zgjidhjen e çështjes së recensionit dhe të papunësisë, Greqia ka mundësi të zgjidhë përfundimisht krizën e borxhit.

 

Rubrika<<<
Kur duhet të dalim në pension?

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China