PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Çelet Universiada e 26-të Verore në Shenzhen
2011-08-12 21:57:03 cri komenti juaj Printoni

Filluan në Shënzhen të Kinës, Lojërat e 26-ta Studentore Botërore. Nga 12 gushti, sportistë nga 152 vende të botës do të garojnë në 24 disiplina sportive në Universiadën e Shenzhenit.

Kryetari i shtetit të Kinës, Hu Jintao, mori pjesë në ceremoninë e hapjes dhe e deklaroi zyrtarisht të hapur Universiadën e 26-të Veriore. Kryetari i Komitetit Organizativ të Universiadës e Ministri kinez i Arsimit, Yuan Guiren, nënkryetari i këtij komiteti, Qang Rong dhe kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Sportit Universitar, George E. Killian mbajtën fjalimet në ceremoninë e hapjes.

Ata falënderuan të gjithë punonjësit e vullnetarët e universiadës për punën e shkëlqyer dhe mirëpritjen e afro 8000 sportistëve nga 152 vende dhe rajone të botës, që marrin pjesë në këtë universiadë.

Gjatë ceremonisë së hapjes, u zhvillua shfaqja artistike me temën "Ne". Një formë e thjeshtë, por me një atmosferë të ngrohtë, që paraqiste konceptin se të rinjtë janë thelbi i universiadës.

Universiada e Shenzhenit do të zgjasë 12 ditë, pra deri më 23 gusht. Në të do të garohet në 24 disiplina sportive, që përfshijnë atletikën, notin dhe disiplina të tjera olimpike, si dhe aerobi e shah, dy disiplina relativisht të pëlqyera nga studentët.

Kjo është hera e dytë që universiada verore të organizohet në Kinë. Në vitin 2001, në Pekin u organizua me sukses universiada e 21-të verore. (Shy Guan)

Universiada e Shenzhenit, ekipi shqiptar gati për garën


1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China