PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Reforma e pensioneve, greva paralizon Britaninë e Madhe
2011-07-01 20:21:30 CRI Komenti juaj Printoni

Punonjësit e sektorit publik në Britaninë e Madhe, zhvilluan të enjten më 30 qershor, grevën më të madhe të parë ndonjëherë në 30 vitet e fundit. Greva u zhvillua në 24 orë, duke pasur si objekt, kundërshtimin reformës së pensioneve që kërkon të ndërmarrë qeveria britanike.

Vetëm në kryeqytetin britanik, Londër, më shumë se dhjetë mijë grevistë dhe përkrahës të tyre, protestuan në qendrën e qytetit. Në rajonin England 26% e shkollave u mbyllën, 22% e tyre punuan pjesërisht; plot 11 000 shkolla u prekën nga greva. Rajoni i Uellsit, u prek më rëndë nga greva e mësuesve duke regjistruar numrin më të madh të shkollave të mbyllura.

Qeveria britanike planifikon të rritë moshën e daljes në pension për punonjësit e sektorit publik deri në 66 vjeç. Reforma parashikon gjithashtu rritjen e kontributeve për punonjësit, si edhe uljen e pensionit.(Zhan Dian)

 

Rubrika<<<
Kur duhet të dalim në pension?

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China