PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ushtritë kineze dhe amerikane përjetojnë "muajin e mjaltit"
2011-01-19 20:49:59 cri komenti juaj Printoni

Në tetor të vitit 2010, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Kinës Liang Guanglie dhe Gejts zhvilluan në Vietnam takimin e parë të këtij viti dhe Liang Guanglie e ftoi Gejts-in për një vizitë në Kinë, në fillim të vitit 2011. Në sytë e njerëzve, vizita e Gejts-it para vizitës së kryetarit të Shtetit të Kinës Hu Jintao në SHBA, nuk ishte një "vizitë e thjeshtë e palës ushtarake". Ai erdhi në Kinë për të rimëkëmbur në emër të qeverisë së Obamës marrëdhëniet ushtarake midis Kinës dhe SHBA-së dhe ishte një parapërgatitje për takimin midis liderëve të Kinës dhe të SHBA-së. Duke folur për qëllimin e vizitës së Gejts-it në Kinë, ambasadori i SHBA-së në Kinë Hong Bopei u shpreh:

"Përshkrimi i Gejts-it për marrëdhëniet midis dy ushtrive është unanim me përshkrimin e Obamës. Ata janë të mendimit se këto janë marrëdhëniet në zhvillim. Marrëdhëniet ekonomiko-tregtare midis nesh janë zhvilluar shpejt. Shkëmbimet kulturore janë shumë të pasura. Marrëdhëniet diplomatike midis nesh janë të mira dhe ne kemi shtuar shkëmbimet midis dy palëve gjatë bashkëpunimit të përbashkët."


1 2 3 4 5 6
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China