Marrëdhëniet ushtarake janë konsideruar dhe konsiderohen si "fluger" dhe "pluviometër" për marrëdhëniet midis dy vendeve. Në vitin 2010, marrëdhëniet midis ushtrive kineze dhe amerikane u zhytën në "periudhën e ftohtë".
Në fillim të vitit 2010, për arsye se SHBA-ja ishte e vendosur t'i shiste armë Tajvanit me një vlerë prej afro 6 miliardë e 400 milionë dollarësh, disa programe të shkëmbimeve ushtarake janë vonuar, duke përfshirë vizitën e Gejts-it në Kinë, vizitën e shefit të përgjithshëm të UCP-së së Kinës Chen Bingde etj. Por, në të njëjtën kohë, për arsye të sinqeritetit të palës kineze, ushtritë kineze dhe amerikane kanë ruajtur ende dialogun dhe konsultimet dhe kështu u zhvillua takimi vjetor i konsultimeve mbi sigurinë ushtarake detare dhe konsultimet e 11-ta mbi cështjet e mbrojtjes kombëtare.