Pse CRI-ja formon CIBN-në?
Sipas zv.kryeredaktorit të përgjithshëm të Radios së Jashtme të Kinës Ma Weigong, lindja e idesë për CIBN-në përputhet me rregullat e zhvillimit të medias.
Ma Weigong: "Me digjitalizimin e medias, mediat e mbarë globit u goditën nga teknologjia informative. Të gjitha po kërkojnë statusin e vet dhe hapësirën e ekzistencës në këtë revolucion mediatik."
Si do të veprojë CIBN-ja?
Po më 18 janar u krijua edhe Grupi Mediatik i Transmetimeve Ndërkombëtare (GMG). Ky grup do të shërbejë si platformë e investimeve dhe e funksionimit të CIBN-së.