Ceremonia e shpalljes së CIBN-së
Më 18 janar u shpall në Pekin Rrjeti Ndërkombëtar i Transmetimeve i Kinës (CIBN). Kjo shënoi dhe hyrjen e plotë në "multimedia" të Radios e Jashtme e Kinës, radio me histori 70-vjeçare.
Në ceremoninë e shpalljes, në Pekin, morën pjesë ambasadori i Shqipërisë në Kinë Maxhun Peka si dhe qindra zyrtarë të tjerë.
Cfarë është CIBN-ja?
Rrjeti Ndërkombëtar i Transmetimeve (CIBN) drejtohet nga Radioja e Jashtme e Kinës. Sipas drejtorit të kësaj radioje Wang Gengnian, CIBN-ja është institucioni kombëtar i transmetimeve në fushën e "medias së re". Duke u mbështetur në teknikat e internetit, telekomunikacionit të lëvizshëm dhe teknologji të tjera të larta, ajo transmeton në mbarë botën programe në shumë gjuhë, në formate të ndryshme dhe nëpërmjet terminaleve të ndryshme.
Drejtori i Radiosë së Jashtme të Kinës Wang Gengnian