Më 29 shtator, përgjegjësi i Qendrës së Lëshimit të Sateliteve Xichang të Kinës u shpreh se nga 30 shtator do të fillojë të futet lënda djegëse për nxitjen e raketës, ndërsa nga 1 deri më 3 tetor do të lëshohet sateliti "Chang Ë Nr.2" në një kohë të përshtatshme.
Siç mësohet, ky satelit do të lëshohet nga raketambajtësja e tipit 3 "Marshimi i Madh Nr.3" në binarin e fluturimit drejt hënës me lartësinë e pikës afër Tokës prej 200 km, ndërsa të pikës larg Tokës prej 380 mijë km. Më pas sateliti do të fluturojë 112 orë për t'u arritur në binarin e hënës. Gjatë fluturimit, në pika të posaçme, sateliti do të zhvillojë provën shkencore përkatëse dhe hulumtime shkencore.
Tani, gjendja e sistemeve përkatëse të satelitit është e mirë dhe punët e ndryshme të përgatitjes po zhvillohen mbarë. (Yuan Xin)
Chang Ë Nr.1
Links:
Sateliti Chang Ë nr.2
Fluturim në Hënë----sateliti "Chang Ë nr.2" i Kinës
Kina do të lëshojë satelitin "Chang Ë Nr.2"