Deri më 18 maj Ekspozita Botërore e Shangait priti gjithsej mbi 3 milionë e 400 mijë vizitorë dhe punët e ndryshme të parkut kanë hyrë në binarët e funksionimit normal.
Duke marrë parasysh temperaturat e larta, u shtuan në zonën e Ekspos 2 mijë tenda dielli, njëkohësisht u pajisën me tenda të tilla edhe 10 pavijonet më të vizituara, duke përfshirë ato të Gjermanisë dhe të Arabisë Saudite. Përveç këtyre, janë përmirësuar më tej edhe tabelat orientuese brenda zonës së Ekspos.(Vera)