PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina mban të njëjtin qëndrim me Rusinë në lidhje me historinë e Luftës së Dytë Botërore
2010-05-09 12:05:39 cri komenti juaj Printoni
Gjatë takimit më 8 maj në Moskë me kryeministrin e Rusisë Vladimir Putin, kryetari i Shtetit i Kinës, Hu Jintao vuri në dukje se në problemin historik të Luftës së Dytë Botërore, pala kineze mban të njëjtin qëndrim me palën ruse.

Hu Jintao vizitoi Rusinë me ftesë të presidentit të Rusisë, Dmitri Medvedev, për të marrë pjesë në veprimtaritë kremtuese me rastin e 65 vjetorit të fitores së Luftës së Madhe Patriotike. Gjatë takimit me Putin, Hu Jintao tha se Kina dhe Rusia dhanë kontribute të rëndësishme historike për fitoren e Luftës Antifashiste Botërore. Pala kineze është e gatshme të përpiqet së bashku me palën ruse të organizojnë një sërë veprimtarish, për të kremtuar 65-vjetorin e fitores së Luftës Antifashiste Botërore. Gjithashtu, Hu Jintao vlerësoi lart edhe zhvillimin e marrëdhënieve kino-ruse.

Nga ana e tij, Putin përshëndeti ngrohtësisht ardhjen e kryetarit Hu Jintao me këtë rast dhe tha se kjo vizitë mishëron nivelin e lartë të partneritetit strategjik midis dy vendeve. Putin tha se Rusia dhe Kina luftuan krahpërkrah gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe dhanë kontribute të mëdha në fitoren ndaj nazizmit në Gjermani dhe imperializmit në Japoni. (Wang Lei)

Lajme përkatëse

Hu Jintao dhe Medvedev zhvilluan takim në Moskë
Hu Jintao: Miqësia kino-ruse lidhet me gjakun e derdhur dhe të rënët e dy popujve

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China