Hu Jintao theksoi gjatë takimit se miqësia midis dy popujve, e lidhur me gjakun e derdhur dhe të rënët gjatë Luftës Antifashiste, është bazë e fortë e partneritetit strategjik kino-rus dhe gjithashtu bazë e fortë e miqësisë kino-ruse brez pas brezi. Popujt e Kinës dhe të Rusisë duhet të mësojnë nga historia dhe të shikojnë drejt të ardhmes për të forcuar bashkërendimin strategjik dhe duhet të përpiqen së bashku me popujt e ndryshëm të botës për nxitjen e ndërtimit të një bote harmonike në lulëzim të përbashkët. (Wang Lei)