Ambasadori i Shqipërisë Maxhun Peka ka pritshmëri të mëdha për pavijonin shqiptar:
"Për mua është kënaqësi e veçantë që edhe Shqipëria përfaqësohet me një pavijon dinjitoz. Në pavijonin e vendit tonë, vizitorët kinezë do të njihen me një Shqipëri në zhvillim, një Shqipëri turistike, Shqipëri që po integrohet në Evropë".
Përfaqësuesi i Firmës Shqipëtare Albi
nvest që përgjigjet për punën e përgatitjes së pavijonit, u tha gazetarëve se gjatë disa muajve të fundit firma e tij ka bashkëpunuar ngushtë me palën kineze dhe është shumë e kënaqur me ecurinë e punëve për ndërtimin e pavijonit.
Sipas tij, vizitorët do të ndiejnë nga afër historinë dhe kulturën e Shqipërisë, sidomos zhvillimin e shpejtë të Shqipërisë së sotme, dhe për këtë ai ndihet krenar.
Si mike e vjetër e Kinës, pavijoni i Shqipërisë është pritur shumë mirë nga vizitorët kinezë:
Ka ardhur miku i vjetër, pa tjetër duhet të shikojmë, Ekspozita Botërore zhvillohet për herë të parë që prej më shumë se një qind vjetëve që ka filluar të zhillohet, është një gjë shumë e rëndësishme për ne, kemi shumë dëshirë për të parë pavionin shqiptar.
5 maji do të jetë Dita e Pavijonit Kombëtar të Shqipërisë, që do të jetë edhe e para ditë pavijoni kombëtar në Ekspozitën e Shangait. Siç mësohet, me këtë rast do të vijë posaçërisht një ansambël artistik nga Shqipëria për t'ia shtuar ngjyrat pavijonit, ndaj le të presim më shumë mrekulli.
Shpresojmë se interesi i vizitorëve për pavijonin e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë i madh edhe në ditët e tjera në vijim të ekspozitës dhe që më shumë njerëz të njihen me një Shqipëri plot forcë e gjallëri, e ardhmja e së cilës do të jetë edhe më e bukur. (Vera, Çang Çuo, Artan)